KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ish-ambasadori i Shqipërisë në OKB: Vuçiqi u diskreditua nga Kurti
Politikë

Ish-ambasadori i Shqipërisë në OKB: Vuçiqi u diskreditua nga Kurti

Kosova News
Kosova News 17:58 -09/02/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Ish-ambasadori i Shqipërisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, Agim Nesho, ka thënë se presidenti serb Aleksandar Vuçiq u diskreditua nga kryeministrin i Kosovës, Albin Kurti, në seancën e jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të enjten në mbrëmje.

Sipas Neshos, qëllimi i Vuçiqit është ta mbajë të ndezur rezolutën 1244 dhe të shpresojë në ndihmën e Rusisë dhe Kinës.

“U diskreditua Vuçiqi në seancën që e thirri vetë sepse qëllimi i tij kryesor, bashkë me qëllimet e tjera, është të mbajë të ndezur rezolutënë 1244. Mendon se kjo rezolutë mund ta kthejë sovranitetin e Kosovës dhe në bazë të ndryshimeve gjeopolitike mendon se Rusia dhe Kina mund t’i japin mundësi për të diskutuar për çështjen e Kosovës. SHBA-ja dhe Britania kanë thënë se kjo rezolutë nuk është më relevante. Por Serbia po përpiqet me çdo mënyrë ta mbajë ndezur. Për këtë provokojnë në veri. Është një problematikë që nuk i takon vetëm Serbisë, por edhe Rusisë – që e përdor Serbinë për qëllime të saja”, ka thënë ai në KTV.

Ish-ambasadori shqiptar e ka lavdëruar paraqitjen e Kurtit në KS të OKB-së në atë që ai e ka quajtur si “mbledhje propagandistike të thirrur nga Serbia”.

“I kam ndjekur për një kohë të gjatë punimet e OKB-së. Dje për herë të parë ndjeva kënaqësi që një përfaqësues shqiptar përfaqësoi me dinjitet dhe mbrojti në mënyrën më të mirë Kosovën. Serbia e kërkoi këtë mbledhje për shkaqe propagandistike. Vuçiqi po do ta mbulojë sulmin e 24 shtatorit dhe ta tërheq vëmendjen nga rezoluta e djeshme e Parlamentit Evropian. Një vend i cili do të fshehë aspiratat e saj për një realitet tjetër. Kurti u paraqit me shumë dinjitet, me shumë qetësi – i cili jo vetëm arriti ta përballojë një njeri me eksperiencë në propagandë – por mendoj që edhe e theu përpara Këshillit të Sigurimit duke i dhënë argumente që qëndronin”, ka thënë Nesho.

Sipas tij, seanca e KS të OKB-së u shënua nga dy momente.

“Debati Kurti – Vuçiq, që u fitua nga Kurti dhe që SHBA-ja ia bëri të qartë Rusisë se marrëdhëniet për normalizim mes Kosovës dhe Serbisë nuk duhet të diskutohen në KS, por nga Bashkimi Evropian”, ka deklaruar ai.

Por Nesho është në një vijë me ndërkombëtarët sa i përket çështjes së dinarit. Nesho thotë se Qeveria e Kosovës është dashur të lejonte një kohë paraprake që serbët e Kosovës të kishin mundësi të ambientoheshin me këtë qëndrim.

“Por nuk është veprim i gabuar. Është veprim që respekton Kushtetutën dhe Kurti është përgjegjës për ta mbrojtur Kosovën”, ka shtuar Nesho.

Gjithashtu lexoni:

FSK-ja në fazën e fundit të tranzicionit, në fokus armatimi i rëndë dhe flota e helikopterëve

Osmani takon kryeministrin e Belgjikës, diskutojnë për të ardhmen euroatlantike të Kosovës

Osmani u kërkon liderëve të BE-së heqjen e masave të padrejta ndaj Kosovës: Po ndëshkohet vendi më proevropian

Presidentja Osmani takon kryeministrin e Maltës në Samitin e Komunitetit Politik Evropian që po mbahet në Tiranë

Presidentja Osmani: Kosova, e hapur të diskutojë me Britaninë për pranimin e migrantëve të refuzuar

Kosova News 09/02/2024 09/02/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
6°C
Pristina
overcast clouds
6° _ 6°
85%
1 km/h
Sat
15 °C
Sun
17 °C
Mon
18 °C
Tue
18 °C
Wed
17 °C

Lajmet e Fundit

Rama dhe Macron inaugurojnë shkollën franceze të kodimit “Ecole 42”
23:03 -16/05/2025
FSK-ja në fazën e fundit të tranzicionit, në fokus armatimi i rëndë dhe flota e helikopterëve
22:56 -16/05/2025
Futbollistët e Barcelonës festojnë titullin në rrugët e qytetit
21:56 -16/05/2025
Osmani takon kryeministrin e Belgjikës, diskutojnë për të ardhmen euroatlantike të Kosovës
21:22 -16/05/2025
BE-ja: Veprimet e fundit të autoriteteve të Kosovës në veri, rrezik për përshkallëzim
20:43 -16/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?