“Roma është bërë kryeqyteti i paqes dhe dialogut”, deklaroi ministri i Jashtëm italian Tajani.
Bëhet e ditur se Irani dhe SHBA kanë nisur një raund të dytë negociatash mbi programin bërthamor të Teheranit, njoftuan zyrtarët amerikanë dhe iranianë.
Bisedimet në Itali do të udhëhiqen përsëri nga Steve Witkoff, i dërguari i presidentit Donald Trump në Lindjen e Mesme dhe ministrit të Jashtëm iranian Abbas Araghchi dhe do të ndërmjetësohen përsëri nga Ministri i Jashtëm i Omanit, Badr al-Busaidi, shkruan euronews.
Raportohet se Araghchi u takua me homologun e tij italian Antonio Tajani pak para fillimit të bisedimeve.
Tajani ka postuar në X, duke shprehur shpresat e tij për një përfundim të suksesshëm.
Ndryshe, bisedimet përfaqësojnë një moment historik, duke pasur parasysh armiqësinë me dekada mes dy vendeve.
Trump, në mandatin e tij të parë, u tërhoq në mënyrë të njëanshme nga marrëveshja bërthamore e Iranit me fuqitë botërore në vitin 2018, duke shkaktuar vite sulmesh dhe negociatash që nuk arritën të rivendosnin marrëveshjen që kufizoi në mënyrë drastike pasurimin e uraniumit të Teheranit në këmbim të heqjes së sanksioneve ekonomike.