KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Investime në kanalizim dhe ujësjellësin e Gjilanit
Ekonomi

Investime në kanalizim dhe ujësjellësin e Gjilanit

Kosova News
Kosova News 10:18 -19/03/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Komuna e Gjilanit sivjet e ka vënë në fokus shtrirjen e rrjetit të kanalizimit dhe ujësjellësit në disa fshatra dhe pjesë të qytetit. Këto nuk janë investimet më të mëdha kapitale, por komunarët thonë se janë projekte shumë të rëndësishme. Qytetarët kritikojnë komunën për vonesë në realizim të projekteve, ndërsa opozita i kërkon komunës planifikim të mirëfilltë.

Ujërat e zeza, mungesa e rrjetit të kanalizimit dhe ujësjellësit në disa fshatra dhe pjesë të qytetit, janë bërë problem i theksuar për banorët e këtyre lokaliteteve.

Edhe qytetarët e Gjilanit kanë shprehur pakënaqësitë e tyre lidhur me investimet nga komuna.

“Ndryshime ka shume pak, shumë pak vërehet që ka ndryshime komuna e Gjilanit”, thotë një qytetar.

“Rrugën e Malishevës nëse e bëjnë kanal sikur këtu që e kanë bërë sheshin është shumë mirë, thotë një tjetër qytetar.

Kurse sipas një qytetari tjetër problemet më të mëdha me ujësjellës, në Livoq janë gypat por ujësjellës nuk kemi”.

Drejtori i Shërbimeve publike dhe infrastrukturës, Mentor Mihovci, thotë se komuna sivjet fokus të veçantë e ka shtrirjen e rrjetit të kanalizimit dhe ujësjellësit.

“Në këtë vit veçohet dhe është mirë, ndoshta nuk është projekt shumë madhore si i veçantë por është koncentrua investimi sidomos të shtrirja e rrjetit të kanalizimit ku për këtë vit kemi planifikuar 14.3 kilometra rrjet të kanalizimit, kryesisht është nëpër fshatrat e komunës së Gjilanit”, thotë Mentor Mihovci, drejtor i Drejtorisë së shërbimeve publike, infrastrukturës dhe banimit në komunën e Gjilanit.

Opozita në Gjilan thotë se nuk mund të realizohen projekte pa plan zhvillimor komunal.

“Nëse edhe thuhet diku që edhe kanë thënë që e kanë gjetë një planifikim në vitin 2022 një planifikim nga LDK, dhe nuk kanë mund me e adaptua dhe me përshtat apo me u akomodua në atë planifikim atëherë e kanë pas rastin me bo planifikimin e ri për vitin 2023, e që fatkeqësisht duket se edhe viti 2023 ka me qenë i njëjtë si viti 2022, d.m.th pa investime”, thotë Avdyl Aliu, shef i grupit të këshilltarëve komunalë të LDK-së.

Impianti i ujërave të zeza, ujësjellësi, hyrje-daljet e qytetit, stadiumi e shumë projekte të tjera, Gjilani tash e sa vjet nuk po arrin t’i përfundojë.

Gjithashtu lexoni:

Kurti në Kongresin e BSPK-së: Paga minimale është rritur në 500 euro, po forcojmë mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve

Publikohen pamje nga punimet në rrugën Prizren–Tetovë, projekti që pritet të lehtësojë lidhjen Kosovë–Maqedoni e Veriut

Kurti: Bujqësia në Kosovë po bëhet më moderne dhe më konkurruese, mbi 75 mijë hektarë të mbjella me drithëra

Abdixhiku: Me Kurtin diskutuam për vlera dhe ide programore, duhet t’i shmangim zgjedhjet

Kurti: Takimi me Abdixhikun dhe Osmanin ishte konstruktiv, diskutuam për Qeverinë, Kuvendin dhe presidentin

Kosova News 19/03/2023 19/03/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
scattered clouds
18° _ 18°
77%
1 km/h
Sun
27 °C
Mon
27 °C
Tue
31 °C
Wed
25 °C
Thu
20 °C

Lajmet e Fundit

Trump: 1000 raketa janë gati nëse Irani tenton atentat ndaj meje
21:05 -11/07/2026
Protesta e 42-të për Zvërnecin para Kryeministrisë në Tiranë
21:03 -11/07/2026
Ramaj kërkon të largohet nga Dortmundi
20:37 -11/07/2026
Kufinjtë e hapur, pritje vetëm në Han të Elezit
20:15 -11/07/2026
Haxhiu për Srebrenicën: Mohimi i gjenocidit nuk mund të ketë vend
19:41 -11/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?