Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka bërë të ditur se në Klinikën Onkologjike të QKUK-së është bërë një investim, që kap shifrën gati 1.5 milioneuro.
Falë këtij investimi ministri Vitia tha se pacientët e Onkologjisë së shpejti do të kenë mundësi të shërbehen me askeleratorin e ri të kësaj klinike.
Ai në këtë rast theksoi se ky projekt është duke përfunduar para afatit të planifikuar.
“Në Klinikën e Onkologjisë investimi i ri është në vlerën 1 milion e 444 mijë euro. Së shpejti për qytetarët tanë që janë pacientë në Onkologji, do të jetë në shërbim akseleratori i ri.
Ky projekt po përfundon para afateve të planifikimit.
Vazhdojmë transformimin klinikë për klinikë!”, ka shkruar Vitia në rrjetin social Facebook.