Institucionet vazhdojnë aksionet kundër kontrabandës, kapet një sasi e cigareve (FOTO)
Institucionet e Republikës së Kosovës po vazhdojnë me angazhimet e tyre për parandalimin e kontrabadimit me mallra.
Kësaj radhe malli i kontrabanduar është kapur në komunën e Gjakovës.
“Pas pranimit të informatave nga qytetarët përmes aplikacionit e-dogana se në qytetin e Gjakovës, respektivisht në një njësi biznesi tregtohet cigare pa banderola, njësitë relevante të Doganës kanë organizuar një kontrolle. Me këtë rast është gjetur një sasi e konsiderueshme e cigareve, cigareve elektronike, dhe produkteve e të tjera të duhanit për të cilat personi përgjegjës, pala nuk posedonte dokumente dhe si të tilla janë kontrabanduar në Kosovë”, thuhet nga Dogana e Kosovës.
Tutje bëhet e ditur se të gjitha mallrat janë konfiskuar si dhe ka filluar procedura kundërvajtëse ndaj personave përgjegjës.