KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Inspektorati i Arsimit në Pejë: Kishte diskriminim të nxënësve në Festën e Abetares
Arsim

Inspektorati i Arsimit në Pejë: Kishte diskriminim të nxënësve në Festën e Abetares

Kosova News
Kosova News 18:16 -08/06/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Inspektorati i Arsimit në Pejë ka dalë me një procesverbal rreth rastit të nxënësve të komuniteteve romë, ashkalinj dhe egjiptianë, të cilit ishin ulur ndaras nga nxënësit e tjerë, që ishin të pranishëm në Festën e Abetares në Palestrën e Sportit “Karagaqi” në Pejë para disa ditësh, për çka ishte raportuar edhe në medie se kishte diskriminim ndaj tyre.

Ky inspektorat vlerëson se këtu ka pasur diskriminim, derisa ka listuar disa të gjetura pas analizimit të kronikës së realizuar nga Klan Kosova, deklaratën e mësueses, deklaratën e drejtorit të shkollës “Xhemajl Kada”, deklaratën e drejtorit të DKA-së dhe faktorë të tjerë.

“Pamjet televizive ku janë parë nxënësit e komunitetit romë, ashkalinj dhe egjiptianë, në atë pjesë, ku nuk kishte nxënës tjerë përveç tyre, është diskriminuese dhe fyese për komunitetin në fjalë dhe për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës”.

Në këtë procesverbal është përfshirë deklarata me shkrim që ka dhënë mësuesja për këtë rast, momenti kur gazetarja e Klan Kosovës i ka pyetur nxënësit e komuniteteve romë, ashkalinj dhe egjiptianë se pse janë ulur ndaras nga nxënësit e tjerë, çka kishin deklaruar ata dhe çka kishte thënë mësuesja më pas po për Klan Kosovën.

Në deklaratën me shkrim të mësueses ku përshkruhet situata e datës 17.05.2022 që kishte marrë pjesë me 10 nxënës të komunitetit rom, ashkali dhe egjiptian në festen e abetares në palestrën “Karagaqi” në Pejë thuhet: “Pas një aktiviteti në parkun e qytetit i cili ishte planifikuar si aktivitet për zhvillimin e njësisë mësimore në natyrë, aktivitetin e kemi vazhduar në palestër me 10 nxënës të komunitetit rom, ashkali dhe egjiptian të moshës 10  deri në 14 vjeç për të marrë pjesë në festën e abetare”. Me tutje thekson se: Në palestër kemi arritur me vonesë, dhe pasi salla ishte e mbushur me nxënës dhe prindër dhe pothuajse ishin të zëna të gjitha vendet në pjesën qendrore të palestrës, jemi orientuar së bashku me këta nxënës në pjesën tjetër të lirë ku aty ishin disa prindër”.

“Nxënësit ishin mjaft të disponuar dhe aktivë në përcjelljen e programit, me ç`rast kam filluar të vallëzoj bashkë me nxënësit e mi në përcjellje të pikave festive të nxënësve që ishin në podium të palestrës. Ndërkohë, gazetarja  e TV  Klan Kosova është afruar të nxënësit dhe u ka bërë pyetje: Pse jeni  ulur  të veçuar? Nxënësit janë përgjigjur së ata kanë pasur dëshirë të uleshin në ndonjë vend më afër përcjelljes së aktivitetit por mësuesja i ka sjellë këtu. Intervista është realizuar edhe me mësuesen  me pyetje të ndryshme. Mësuesja deklaron që me vetë iniciativë i ka sistemuar nxënësit të ulen dhe ta përcjellin programin nga ai vend ku ishin vendosur pa asnjë qëllim diskriminues apo fyes për komunitetin dhe nxënësit”.

Në këtë procesverbal janë përfshirë edhe deklaratat e drejtorit të shkollës “Xhemajl Kada” në Pejë dhe të drejtorit të DKA-së në Pejë dhe zyrtarëve të kësaj drejtorie që ishin të caktuar për organizimin dhe mbarëvajtjen e Festës së Abetares.

Inspektorati i Arsimit në Pejë ka rekomanduar që Drejtoria Komunale e Arsimit në Pejë të nisë procedurë disiplinore ndaj mësueses Gjylfidane Morina.

Po ashtu rekomandohet që Drejtoria e ShFMU “Xhemajl Kada” në Pejë të promovojë të drejta të barabarta në arsim për të gjithë nxënësit pa dallim, gjithashtu të promovojë në vazhdimësi të drejtat e komuniteteve dhe pjesëtarëve të tyre për arsimim publik dhe barazinë e tyre me popullin shumicë.

Sektori i Inspektoratit të Arsimit thotë se gjatë vizitave inspektuese në ShFMU “Xhemajl Kada” në Pejë ka vërejtur së nxënësit e komuniteteve trajtohen barabartë me të gjithë pa përjashtim./klankosova/

Gjithashtu lexoni:

Kurti dhe Nagavci vizitojnë kampin edukativ me fëmijë të komunitetit rom, ashkali dhe egjiptian

68.6% kalueshmëria e Provimit të Maturës

Kurti, Rama e Nagavci inspektojnë punimet në ndërtimin e çerdhes së re në lagjen e Medresesë dhe shkollës së re në lagjen Prishtina e Re

Vendoset sot gurthemeli i çerdhes në Bardhosh-Prishtin

SBASHK-u – mësimdhënësve: Mos nënshkruani kontrata të reja të punës

TAGGED: diskriminimi, Inspektorati, nxënësit, Pejë, shkolla
Kosova News 08/06/2022 08/06/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
clear sky
19° _ 18°
48%
1 km/h
Sat
36 °C
Sun
37 °C
Mon
37 °C
Tue
36 °C
Wed
19 °C

Lajmet e Fundit

4 vatra zjarri aktive në Shqipëri
18:06 -05/07/2025
Dugolli takon Sekretarin Amerikan të Shtetit: Krenar për lidhjet e forta me SHBA-në
18:00 -05/07/2025
Bota po pyet veten dhe po kërkon një shpjegim: Pse Ronaldo nuk erdhi në funeralin e Jotas?
17:55 -05/07/2025
Edhe një parti e re në Maqedoni, u themelua Lëvizja “Arbëria”
17:52 -05/07/2025
Ardon Jashari nuk udhëton me Club Brugge për ndeshjet miqësore – po kërkon kalimin tek Milani
17:49 -05/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?