KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » IKShPK thirrje qytetarëve: Kujdes me ushqimin
Shëndetësi

IKShPK thirrje qytetarëve: Kujdes me ushqimin

Kosova News
Kosova News 14:24 -07/06/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Disa qytëtarë të vendit ditëve të fundit për shkak të konsumimit të ushqimit të kontaminuar kanë përfunduar në spital dhe falë përkujdesjes së ekipit të mjekëve ata janë jashtë rrezikut për jetë.

Për këtë shkak, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka kërkuar nga qytetarët që të kenë kujdes me ushqimin, gjatë këtyre ditëve të nxehta.

“Ju lutemi për kujdes të shtuar! Kujdes gjatë gatimit, Ruajtjes dhe shpërndarjes së ushqimit! Qytetarë të pafajshëm për shkak të konsumimit të ushqimit të kontaminuar kanë përfunduar në spital të cilët falë përkujdesjes së ekipit të mjekëve janë jashtë rrezikut për jetë”, thuhet në thirrjen e IKShPK-së.

Instituti Kombëtar tutje kërkon nga popullata që të kenë kujdes të shtuar kur konsumojnë, duke shmangur konsumin e mishit të papërpunuar termikisht.

“Shmangia e konsumimit të ushqimit që përmban vezë të freskëta, si majoneza, soset e ndryshme, etj. Konsumimi i qumështit të pasterizuar ose të zier. Shmangia e konsumimit të djathit të freskët nga qumështi jo i pasterizuar ose zier. Frutat dhe perimet të lahen me ujë të bollshëm. Nuk preferohet konsumimi i ushqimit që ka qëndruar jashtë frigoriferit për më shumë se 2 orë”, thuhet nga IKShPK.

Mes tjerash Instituti thekson se ushqimi i ngrirë, i cili është shkrirë duhet të konsumohet sa më shpejt ose të hidhet dhe assesi nuk duhet të ringrihet.

IKShPK rekomandon që duart duhet të lahen dhe thahen, sidomos:  para se të filloni të përgatisni ushqimin, pasi të prekni mishin e freskët, peshkun, vezët ose perimet, pas përdorimit të tualetit,  pasi të pastroni hundën, pasi të prekni një kafshë, si dhe  pasi të prekni ndonjë plagë apo prerje në trup./KosovaNews/

Gjithashtu lexoni:

Osmani: Mbrojtja e të drejtave të pacientëve, indikator i rëndësishëm

Konfirmohet shpërthimi i murtajës së deleve dhe dhive në një fermë në Landovicë

Temperaturat përvëluese, MSH: Institucionet publike dhe private të zbatojnë masa mbrojtëse nga 3 deri më 10 korrik

Psikologu kosovar, thirrje prindërve të mos ua blejnë fëmijëve kukullën “Labubu”

Studimi i ri i OBSH-së: Vajzat adoleshente janë grupi më i vetmuar në botë

Kosova News 07/06/2022 07/06/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
clear sky
19° _ 18°
48%
1 km/h
Sun
37 °C
Mon
37 °C
Tue
36 °C
Wed
19 °C

Lajmet e Fundit

Policia konfirmon raportimin e KosovaNews: Telefonata për bombë në Kuvend, ka ardhur nga Serbia
22:46 -05/07/2025
Kurti: Prishtina pret Kampionatin Evropian të Esports – 36 ekipe nga 25 shtete evropiane vijnë në Kosovë
22:34 -05/07/2025
2 gola, 2 kartonë të kuq, 2 lëndime – Drama i takon PSG-së, kualifikohet në gjysmëfinale, Bayern Munchen kthehet në Gjermani
22:25 -05/07/2025
Historike, parisienët notuan në lumin Sena për herë të parë në më shumë se 100 vjet
22:08 -05/07/2025
Trump: Nuk jam i sigurt nëse mund ta ndaloj luftën në Ukrainë
22:06 -05/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?