KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » IKSHPK, Ministria e Shëndetësisë dhe e Arsimit, projekt kundër duhanit
ArsimShëndetësi

IKSHPK, Ministria e Shëndetësisë dhe e Arsimit, projekt kundër duhanit

Kosova News
Kosova News 13:08 -01/04/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Drejtoresha ekzekutive e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), Ardita Baraku, ka ngritur shqetësimin për rritjen e përdorimit të duhanit tek të rinjtë në Kosovë, duke theksuar se industria e duhanit vazhdon të synojë këtë grupmoshë përmes formave të ndryshme të marketingut.

Në emisionin “Mirëmëngjesi Kosovë” në RTK, Baraku tha se të dhënat e fundit tregojnë një trend në rritje të duhanpirjes tek adoleshentët, veçanërisht në moshat 13 deri në 15 vjeç.

Baraku foli edhe për rrezikun në rritje nga cigaret elektronike, të cilat po promovohen si më pak të dëmshme, por që sipas saj paraqesin një formë të re të joshjes për fëmijët dhe të rinjtë, sidomos përmes aromave të ndryshme dhe dizajnit tërheqës.

Në këtë kuadër, ajo prezantoi edhe një projekt të ri që po realizohet në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Ministrinë e Arsimit, garën kreative kundër duhanit për nxënësit e klasave 6 deri në 9 në gjithë Kosovën. Sipas saj, kjo nismë synon që përmes angazhimit të drejtpërdrejtë të nxënësve, tema e duhanit të bëhet pjesë e diskutimeve në shkolla, familje dhe shoqëri.

Nxënësit mund të kontribuojnë me vizatime, video apo animacione me mesazhe kundër duhanit, ndërsa punimet më të mira do të publikohen dhe përdoren në fushata vetëdijësuese. Ajo tha se fituesit do të pajisen me certifikata “Ambasador i shëndetit publik”.

“Planifikohet të bëhet edhe një ekspozitë ose paraqitje e punimeve në ditën ose rreth ditës kur bëhet manifestimi qendror, t’i afrojmë edhe pak hapësirë mediale atyre të rinjve të flasin se pse janë angazhuar, çka kanë dashur të pasqyrojnë përpos fuqizimit të të rinjve edhe dhënies së hapësirës që ata të bisedojnë për një problem, njëkohësisht duhani bëhet temë e diskutimit në orë të mësimit kur të flasin me arsimtarët e tyre, prandaj aktualizohet edhe njëherë dëmet nga duhani edhe përfitimet qoftë nëse janë duhanpirës ti largohen asaj shprehie”, tha ajo
“Prandaj ky ka qenë qëllimi që t’i angazhojmë të gjithë të rinjtë, ta bëjnë temë diskutimi, të mësojnë diçka ata për vete, të angazhohen, t’i ndihmojnë njëri-tjetrit, sepse në shëndetin publik është shumë me rëndësi bashkëpunimi me qytetarin”, shtoi ajo.

Gjithashtu lexoni:

Komuna e Kamenicës ndan 45 mijë euro për ekskurzione, planifikon t’i dërgojë nxënësit në Durrës

MASh u bën thirrje prindërve: Mos nxitoni t’i bleni tekstet mësimore, nuk është caktuar akoma çmimi

Zgjatet afati për aplikimin në provimin e maturës shtetërore

137 raste me fruth në Kosovë, 25 të reja vetëm gjatë javës së fundit

Mbi 181 mijë aplikime për subvencionimin e teksteve, afati përfundon sonte

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?