KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » IKSHPK me një njoftim për ujin e pijshëm në zonat e përfshira nga vërshimi
Shëndetësi

IKSHPK me një njoftim për ujin e pijshëm në zonat e përfshira nga vërshimi

Kosova News
Kosova News 21:16 -25/11/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se aktualisht pothuajse në të gjitha njësitë e KRU-ve, vlerat e turbullirës janë brenda standardeve të parapara dhe gjendja dukshëm është përmirësuar pas reshjeve të shiut ditëve të kaluara dhe rrjedhimisht ka stabilizim të situatës me furnizim dhe cilësi të ujit për pije.

Sipas IKShPK-së, vlera e turbullirës është rikthyer në vlera parametrike brenda standardeve të parapara me UA 10/2022 për cilësi të ujit për konsum human.

Instituti thekson se funksionalizimi në Impiantet e Trajtimit të ujit për pije (ITU) është rikthyer në kapacitet të plotë.

“Të gjitha mostrat e grumbulluara gjatë ditës së sotme i përgjigjen standardeve të parapara për ujin e pijshëm. Klori rezidual në ITU sillet nga 0.5-0.7 mg/L, derisa në rrjetin shpërndarës 0.1-0.3 mg/L. Vlera të shtuara të turbullirës, edhe pse shumëhere më të ulëta se ditëve të kaluara, mbeten ende në zonat: KRU “Hidrodrini”- Rajoni i Pejës: burimi në Radavc (7.8 NTU ), burimi / Istog (10 NTU ), burimi Janinë/Klinë (15.3 NTU ), burimi Shkozë/Junik (8.9 NTU). KRU “Gjakovë”- Rajoni i Gjakovës: burimi Gërqinë (2.6 NTU). KRU “Hidroregjioni Jugor”- Rajoni i Prizrenit: burimi / Malishevë (9.8 NTU). KRU “Hidromorava”- Rajoni i Gjilanit: burimi Novobërdës (<10 NTU). Uji në rrjetet shpërndarëse nga këto sisteme për shkak të vlerave të shtuara të turbullirës nuk është brenda standardit të paraparë”, thuhet në njoftim, ku rekomandohen qytetarët që furnizohen nga këto sisteme, që uji para përdorimit të vlohet.

“Ekipet tona në teren vazhdojnë me monitorim të rregullt. Jemi në kontakt dhe bashkëveprim të vazhdueshëm me personelin përgjegjës në KRU-të deri në stabilizimin e plotë të gjendjes. Shpresojmë se në ditët në vazhdim vlerat e turbullirës edhe në burimet e lartë cekura do të ulen deri në vlerat e parapara (1 NTU) dhe stabilizim të furnizimit me ujë cilësor në tërë vendin”, thuhet në njoftimin e IKShPK-së.

Gjithashtu lexoni:

Kujdes nga gjarpërinjtë, IKSHPK publikon udhëzime për mbrojtje gjatë qëndrimit në natyrë

Modeli i frymëmarrjes është po aq unik sa gjurmët e gishtit dhe mund të zbulojë shumë për shëndetin tuaj

Ky gabim i zakonshëm me kondicionerin dëmton shëndetin dhe shumica nuk e kuptojnë fare

Kurti e Vitia vendosin gurthemelin e QKMF-së 2.4 milionëshe në Shtime

125 raste me kancer gjiri në QKUK gjatë këtij viti, falë metodës “Sentinel” u shpëtuan 22 gra nga heqja e gjirit

Kosova News 25/11/2022 25/11/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
clear sky
18° _ 16°
78%
1 km/h
Thu
29 °C
Fri
28 °C
Sat
26 °C
Sun
28 °C
Mon
28 °C

Lajmet e Fundit

Haxhiu: Gjykata Kushtetuese është vonuar shumë
11:35 -19/06/2025
Arrestohet një i dyshuar për falsifikim të dokumenteve, i konfiskohen 5 vula të institucioneve
11:22 -19/06/2025
Abrashi: Opozita pa qëllim të qartë po bllokon Kuvendin
11:06 -19/06/2025
Kurti në drekë me ambasadorët për procesin e krijimit të institucioneve
10:47 -19/06/2025
Edhe një përpjekje e dështuar për konstituimin e Kuvendit
10:45 -19/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?