KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » IKD: Nuk marrim pjesë në konsultime formale për Projektligjin për Byronë
Politikë

IKD: Nuk marrim pjesë në konsultime formale për Projektligjin për Byronë

Kosova News
Kosova News 12:29 -22/04/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka njoftuar se nuk do të marrë pjesë në dëgjimin publik të planifikuar për sot për Projektligjin për Byronë Shtetërore për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme, duke e cilësuar procesin si formal dhe të përshpejtuar.

Sipas IKD-së, mënyra se si Kuvendi i Kosovës përkatësisht Komisioni për Legjislacion ka organizuar dëgjimin publik nuk përmbush standardet minimale të konsultimit, pasi ftesa është publikuar më pak se 24 orë para mbajtjes së takimit.

Instituti vlerëson se kjo qasje bie ndesh me Rregulloren e Kuvendit, e cila kërkon që njoftimi për dëgjim publik të bëhet të paktën pesë ditë më herët, së bashku me materialet përkatëse. Për pasojë, sipas IKD-së, pjesëmarrja e akterëve relevantë reduktohet në formalitet dhe jo në kontribut real profesional.

IKD-ja rikujton se ky projektligj është rrëzuar dy herë nga Gjykata Kushtetuese, një herë për përmbajtje dhe një herë për procedurë, ndërsa tani po trajtohet për herë të tretë. Sipas tyre, në të kaluarën kanë munguar konsultimet publike ose ato janë zhvilluar me afate të shkurtuara në mënyrë arbitrare.

Tutje, IKD-ja shpreh shqetësim se zhvillimi i këtij dëgjimi publik në prag të shpërndarjes së Kuvendit lë përshtypjen se qëllimi kryesor është procedimi i shpejtë i projektligjit, e jo një diskutim i mirëfilltë dhe gjithëpërfshirës.

Për këto arsye, IKD-ja thekson se pjesëmarrja në këtë proces do të nënkuptonte legjitimim të një procedure të përshpejtuar dhe jo adekuate, duke shtuar se mbetet e gatshme të kontribuojë në procese serioze dhe të rregullta konsultimi në të ardhmen.

Gjithashtu lexoni:

Abdixhiku: Me Kurtin diskutuam për vlera dhe ide programore, duhet t’i shmangim zgjedhjet

Kurti: Takimi me Abdixhikun dhe Osmanin ishte konstruktiv, diskutuam për Qeverinë, Kuvendin dhe presidentin

Abdixhiku shkon me Osmanin në takim me Kurtin

Kryeministri Kurti, optimist para takimit me Abdixhikun dhe Osmanin

Kurti: Po i zgjerojmë mundësitë për mobilitet akademik

Kosova News 22/04/2026 22/04/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
clear sky
14° _ 12°
76%
Fri
27 °C
Sat
33 °C
Sun
28 °C
Mon
30 °C
Tue
29 °C

Lajmet e Fundit

Mbyllet për tetë ditë rruga nga rrethi i Flamurit deri te Rrethi i Spitalit
21:26 -10/07/2026
Fillon sanimi i rrugës Prevallë–Shtërpcë
21:06 -10/07/2026
Abdixhiku: Me Kurtin diskutuam për vlera dhe ide programore, duhet t’i shmangim zgjedhjet
21:00 -10/07/2026
Kurti: Takimi me Abdixhikun dhe Osmanin ishte konstruktiv, diskutuam për Qeverinë, Kuvendin dhe presidentin
20:55 -10/07/2026
Spanjë – Belgjikë, formacionet zyrtare
20:36 -10/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?