KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » ​IKD kërkon përmes rezolutës të obligohet MF-ja për përfitimin e pensioneve të dyfishta
EkonomiLajme

​IKD kërkon përmes rezolutës të obligohet MF-ja për përfitimin e pensioneve të dyfishta

Kosova News
Kosova News 12:48 -19/02/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Instituti i Kosovës sovës për Drejtësi ka dorëzuar zyrtarisht kërkesë te Kuvendi i Republikës së Kosovës dhe te kryetarët e grupeve parlamentare për inicimin e një debati parlamentar lidhur me moszbatimin e legjislacionit në fuqi për realizimin e të drejtës në pensionin e moshës krahas pensioneve dhe beneficioneve që u takojnë kategorive të dala nga lufta.

Sipas IKD-së, legjislacioni aktual ua njeh këtyre kategorive të drejtën për përfitimin e dy pensioneve, megjithatë kjo e drejtë, sipas institutit, vazhdon të mos zbatohet në praktikë nga institucionet përgjegjëse, pavarësisht se është konfirmuar edhe përmes praktikës gjyqësore deri në nivelin e Gjykata Supreme e Kosovës.
Përfaqësuesja e IKD-së, Arrita Rezniqi, tha se pas pranimit të shqetësimeve fillestare, instituti ka kryer analizë të detajuar juridike dhe ka konstatuar se legjislacioni në fuqi u lejon qytetarëve të këtyre kategorive përfitimin e dy pensioneve, duke shtuar se kjo e drejtë është konfirmuar edhe përmes praktikës gjyqësore deri në Gjykatën Supreme.

 “Pas pranimit të informatave dhe shqetësimeve të para për këtë çështje, kemi kryer një analizë të detajuar juridike, përmes së cilës kemi konstatuar qartazi se legjislacioni në fuqi u lejon qytetarëve të këtyre kategorive të drejtën për përfitimin e dy pensioneve. Kjo e drejtë ishte konfirmuar dhe konsoliduar edhe përmes praktikës gjyqësore, deri në nivelin e Gjykatës Supreme. Që në fillim kemi sqaruar dhe vazhdojmë ta sqarojmë se Ligji Nr. 04/L-054 për statusin dhe të drejtat e Dëshmorëve, Invalidëve, Veteranëve, Pjesëtarëve të UÇK-së, Viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës, Viktimave civile dhe Familjarëve të tyre, është ligj i veçantë në raport me Ligjin Nr. 04/L-131 për Skemat Pensionale të Financuara nga Shteti. Si ligj special, në nenin 23 paragrafi 2, ai përcakton se “shfrytëzuesit e pensionit bazë mund të realizojnë të gjitha të drejtat dhe beneficionet e përcaktuara me këtë ligj, nëse i përmbushin kushtet dhe kriteret sipas dispozitave të këtij ligji”, tha ajo.

Ajo shtoi se asnjë dispozitë e Ligjit për Skemat Pensionale të Financuara nga Shteti dhe as ndonjë akt tjetër normativ nuk e ka shfuqizuar këtë dispozitë, duke theksuar se për rrjedhojë përfituesit e pensionit të moshës kanë të drejtë edhe për pensionin nga ligji për kategoritë e dala nga lufta nëse i plotësojnë kushtet..

“Nga ana tjetër, me asnjë dispozitë të Ligjit për Skemat Pensionale të Financuara nga Shteti, ndonëse është ligj i mëvonshëm, dhe as me ndonjë akt tjetër normativ, nuk është shfuqizuar neni 23 i Ligjit 04/L-054. Për rrjedhojë, çdo përfitues i pensionit të moshës ka të drejtë ligjore edhe për pensionin që buron nga Ligji për statusin dhe të drejtat e kategorive të dala nga lufta, nëse i plotëson kriteret përkatëse. Kjo qasje është konfirmuar në mënyrë të përsëritur nga praktika gjyqësore e konsoliduar deri në Gjykatën Supreme. Rrjedhimisht, personat që arrijnë moshën e pensionimit nuk mund të detyrohen të zgjedhin ndërmjet njërit apo tjetrit pension dhe as nuk mund t’u mohohet e drejta për përfitimin e të dy pensioneve”, tha ajo..
Rezniqi tha se megjithatë kjo praktikë vazhdon të zbatohet në departamentet e pensioneve, ku shumë qytetarë marrin vendime refuzuese për një të drejtë që sipas saj u takon qartë me ligj.

“Megjithatë, edhe sot kjo praktikë vazhdon të zbatohet në departamentet e pensioneve, ku një numër i konsiderueshëm qytetarësh vazhdojnë të pranojnë vendime refuzuese për një të drejtë që u takon në mënyrë të qartë sipas ligjit. Gjatë më shumë se dy viteve, IKD ka ndërmarrë aktivitete të shumta me synim arritjen e një zgjidhjeje të përgjithshme, kolektive dhe të përhershme. Për shkak të mungesës së vullnetit nga ana e ekzekutivit, jemi detyruar që paralelisht të ndjekim realizimin e të drejtave individuale përmes rrugës gjyqësore, nëpërmjet Qendrës për Ndihmë Juridike Falas. Vetëm gjatë kësaj periudhe kemi paraqitur rreth 700 padi të kësaj natyre”, tha ajo.

Hulumtuesi i lartë në IKD, Naim Jakaj, tha se duke qenë se bëhet fjalë për problem sistemik, institucionet nuk duhet ta shohin normën ligjore vetëm në mënyrë strikte për zbatim, por edhe në dimensionin social të saj.

Ai tha se kërkohet zhvillimi i një debati parlamentar brenda një periudhe të shkurtër kohore, në mënyrë që institucionet përgjegjëse, përfshirë Ministria e Financave e Kosovës, të sqarojnë arsyet pse nuk është nxjerrë akti nënligjor për realizimin e të drejtës për pension të dyfishtë dhe të adresohen pasojat juridike, sociale dhe financiare të kësaj situate.
“Dhe duke pasur parasysh që ky është një problem sistemik, duke pasur parasysh që Kuvendi i Kosovës, ekzekutivi, nuk duhet me e pa normën ligjore vetëm kështu abstrakte dhe strikte për zbatimin e asaj, por ta shohë edhe dimensionin social të kësaj norme, ne kërkojmë që të zhvillohet një debat parlamentar brenda dy, tre ose tre javëve, ose brenda një muaji, në mënyrë që Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve — tashmë si Ministri vetëm e Financave — dhe Ministria e Punës, të nxirret një rezolutë përmes të cilës Kuvendi i Kosovës tregon për cilat arsye nuk është nxjerrë ky akt nënligjor që e realizon këtë të drejtë për përfitim të pensionit të dyfishtë, për pasojat juridike, sociale dhe financiare të këtij mosveprimi dhe për nevojën për veprim urgjent të Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, në këtë rast Ministrisë së Financave”.

“Pra, ne presim shumë shpejt që kryetarët e grupeve parlamentare… po kërkojmë edhe nga kryetarja e Kuvendit që ta ushtrojë autoritetin e vet — i lejohet me rregullore edhe me Kushtetutë që të thërrasë një seancë — duke pasur parasysh edhe prej partisë prej nga vjen, por edhe partitë e tjera të cilat kanë kontribuuar në miratimin e një ligji të tillë dhe në funksion të rritjes së kontrollit parlamentar, do të duhej që një seancë e tillë të thirret sa më shpejt”, tha ai

Gjithashtu lexoni:

Rutte: Samiti i NATO-s në vitin 2027 do të mbahet në Tiranë

Shoqata e Qumështoreve të Kosovës mbështet masat për mbrojtjen e prodhimit vendor dhe sigurisë ushqimore

Agon Bytyqit i vazhdohet mandati si zv/drejtor i AKI-së

Dëmtimi i kompleksit memorial në Podujevë, reagon ashpër ministri Hoti

Gjendja e rrugës Prishtinë-Podujevë, jep detaje të reja ministri Basha

Kosova News 19/02/2026 19/02/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
26°C
Pristina
overcast clouds
26° _ 24°
45%
6 km/h
Wed
25 °C
Thu
27 °C
Fri
30 °C
Sat
34 °C
Sun
30 °C

Lajmet e Fundit

Rutte: Samiti i NATO-s në vitin 2027 do të mbahet në Tiranë
18:48 -08/07/2026
Liderët e NATO-s me deklaratë të përbashkët: Sulmi ndaj njërit, sulm ndaj të gjithëve
18:16 -08/07/2026
Ahmeti takon të dërguarën e posaçme të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor
18:11 -08/07/2026
Kurti takon komandantin e KFOR-it, diskutojnë për sigurinë në Kosovë dhe bashkëpunimin me NATO-n
18:06 -08/07/2026
Haxhiu: Seanca konstituive do të thirret brenda afatit kushtetues
18:02 -08/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?