KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » IHK paralajmëron erëra të fuqishme në Kosovë, java e ardhshme do të jetë më e ftohta deri më tani
Lajme

IHK paralajmëron erëra të fuqishme në Kosovë, java e ardhshme do të jetë më e ftohta deri më tani

Kosova News
Kosova News 14:19 -05/02/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK) ka njoftuar se gjatë pesë ditëve të ardhshme do të mbaj mot i ftohtë në vendin tonë.

Sipas IHK-së, java e ardhshme, (përveç ditës së hënë), mbi vendin tonë do të ndikohet nga masat e thata të ajrit me origjinë nga pjesa veriore e kontinentit.

“Këto masa të ajrit do të kushtëzojnë mot të ftohët dhe me temperatura tipike dimërore. Parashihet të jetë java më e ftohët deri më tani e kësaj stine”, njofton IHK.

Tutje, IHK ka njoftuar se edhe sot pasdite parashihen erëra të fuqishme të cilat do t’i përfshijnë disa rajone, kryesisht veriun, verilindjen dhe perëndimin e vendit , por edhe pjesa qendrore gjithashtu do të përfshihet nga erërat e fuqishme të cilat do të regjistrojnë shpejtësinë mbi 12m/s.

Parashihet edhe reshje bore të intensitetit të dobët, të cilat do të vazhdojnë edhe në pjesën e par të ditës së hënë, ku edhe erërat parashihen të dobësohen pasditen e ditës së nesërme.

“Gjatë gjithë javës do të ketë ngrica , prandaj pjesëmarrësit në komunikacion duhet të kenë kujdes të shtuar. Gjithashtu apel edhe tregtarëve të cilët merren me importimin dhe shitjen e pemëve dhe perimeve që produktet e tyre t’i ruajnë në vende të përshtatshme, pasi që pothuaj e gjithë java do të jetë me ngrica, si pasojë e temperaturave të ulëta”, thuhet në njoftim.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -11 deri -5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet-2 deri 1 gradë Celsius.

Erëra të fuqishme kanë përfshirë disa vende të Evropës, përfshirë Kroacinë dhe vendet për rreth këtij shteti. Gjithashtu edhe në disa rajone të Turqisë po mbretëron një mot i ligë i përcjellë me reshje dhe stuhi.

Moti në këto vende të cekura është shoqëruar me reshje të dendura bore, të shoqëruara me stuhi të fuqishme, ku si pasojë janë krijuar dëme të mëdha në ekonomi, raportohet edhe për viktima. 

Erëra të forta në Kosovë – Pa rrymë në disa vende, KEDS-i: Kërkojmë mirëkuptim

Gjithashtu lexoni:

Gjendet pa shenja jete një person në banesën e tij në Gjilan

Arrestohet një shtetas serb në Kosovë, dyshohet për importim të kundërligjshëm të armëve

Plagosje me armë zjarri në Vushtrri, policia në kërkim të të dyshuarit

Ulutash: NATO-ja do të optimizojë praninë e KFOR-it në Kosovë

Rrustemi: Politikisht vendimin për mosthirrje të seancës konstituive e kanë në dorë edhe partitë opozitare

Kosova News 05/02/2023 05/02/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
few clouds
14° _ 12°
87%
1 km/h
Fri
15 °C
Sat
24 °C
Sun
32 °C
Mon
28 °C

Lajmet e Fundit

Fluks i madh nëpër kufij, pritjet deri në 1 orë
22:49 -23/07/2026
Hamza: Nuk e di a do të kthehen Thaçi dhe Veseli në politikë pas përfundimit të procesit në Hagë
21:54 -23/07/2026
Gjendet pa shenja jete një person në banesën e tij në Gjilan
21:17 -23/07/2026
Trumpi shqyrton mundësinë për “sulm masiv” ndaj Iranit
20:34 -23/07/2026
Bulliqi mori pjesë në aktivitetin përkujtimor për viktimat civile në Mynih
20:09 -23/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?