Sot, rreth orës 15:00, Policia në Vushtrri ka pranuar informatën se një person është plagosur nga arma e zjarrit.
Zëdhënësi i Policisë në rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, tha për RTK, se personi i lënduar mashkull madhor, është dërguar për trajtim mjekësor.
“Policia po ndërmerr veprime te nevojshme operative dhe hetimore, ndërsa është në kërkim të personit të dyshuar. Në kuadër të veprimeve fillestare hetimore, janë shoqëruar për intervistim katër persona si të dyshuar për pjesëmarrje ne ngjarje. Rrjedha hetimore po zhvillohet në koordinim me Prokurorin kompetent’, tha ai.


