80-vjeçari Xhevit Sinani i cili vrau bashkëshorten dhe vëllain, ka mbërritur në Gjykatën e Elbasanit ku pritet të njihet me masën e sigurisë ndaj tij.
80-vjeçari mbrohet nga avokat kryesisht, i përcaktuar nga gjykata në mungesë të mundësive për ta pasur një avokat të përzgjedhur nga ai vetë.
I moshuari ka dhënë dëshmi kontradiktore në polici, pasi rezulton se vuan dhe nga probleme të shëndetit mendor. Fillimisht ai deklaroi se nuk mbante mend asgjë.
Por në dëshminë e dytë Sinani ka pohuar se si fillimisht ka vrarë vëllain e tij me sëpatë në oborrin e banesës dhe më pas ka shkuar brenda dhe ka dhunuar të shoqen, të cilën dyshohet se e ka mbytur dhe më pas goditur me sëpatë.
Krimi horror dyshohet se ka ndodhur për motive xhelozie, pasi i moshuari mendonte se vëllai, Shaqiri i ngacmonte gruan, Zegjinenë, 72-vjeçe.
“Gruan e torturova dhe e mbyta. Vuajti shumë, e godita dhe me sëpatë. Vëllai nuk vuajti”, mësohet të jetë shprehur në dëshminë e tij makabre 80-vjeçari.
Vëllai i tij jetonte i vetëm, pasi gruaja i kishte ndërruar jetë prej vitesh.


