KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » I jepet lamtumira e fundit Laurent Krasniqit
Lajme

I jepet lamtumira e fundit Laurent Krasniqit

Kosova News
Kosova News 18:36 -03/09/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

I është dhënë sot lamtumira e fundit Laurent Krasniqit, i cili humbi jetën tragjikisht të mërkurën mbrëma, pas një aksidenti të rëndë me motoçikletë.

Ceremonia e varrimit u zhvillua në Llukar të Prishtinës, vendlindjen e tij, ku familjarë, miq, kolegë dhe qytetarë të shumtë u mblodhën për t’i dhënë nderimet e fundit të riut.

Në mesin e të pranishmëve ishin edhe figura dhe personalitete të njohura publike, të cilët shprehën ngushëllimet e tyre për familjen Krasniqi dhe ndanë dhimbjen me të afërmit e të ndjerit.

Ndryshe, aksidenti tragjik ndodhi të mërkurën rreth orës 20:17 në Llukar, ku një veturë u përplas me motoçikletën që drejtonte Krasniqi.

Ai u dërgua për trajtim në Emergjencën e QKUK-së, por mjeku konstatoi vdekjen e tij.

Pas aksidentit, me vendim të prokurorit, trupi i pajetë u dërgua në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Ndërkohë, shoferi i veturës së përfshirë në aksident u arrestua dhe, me urdhër të prokurorit, u dërgua në mbajtje.

Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit janë duke vazhduar.

Laurent Krasniqi kishte punuar për disa vite si kameraman në disa prej mediave në Kosovë, përfshirë Tëvë1, T7 dhe TV Dukagjini.

Gjithashtu lexoni:

Rama: Sonte në Taranto e marrim flamurin e Lojërave Mesdhetare për ta sjellë në Prishtinë

Kryeprokurori Gashi: Pasuria e paligjshme duhet të konfiskohet dhe t’u kthehet shtetit e të dëmtuarve

Robertson: Formojini institucionet, pranojeni cilido që të jetë verdikti i Gjykatës Speciale

Ambasadori i BE-së në Kosovë takon Prattipatin

Kurti falënderon Scharpingun për dokumentimin e krimeve nga regjimi i Millosheviqit

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?