Bajram Mehmetaj, përfaqësues i OVL-ve të UÇK-së, i cili mori pjesë në takimin e sotëm me kryeministrin Albin Kurti, për të diskutuar në lidhje me përfshirjen e veteranëve të luftës në pagën minimale, del të mos jetë person i duhur për të përfaqësuar veteranët e luftës.
Në një hulumtim të KosovaNews, Bajram Mehmetaj i njohur ndryshe si “Galani” ishte dënuar me 2 vjet e gjashtë muaj burgim në vitin 2012 nga Gjykata Supreme e Kosovës, nën akuzën se ishte përfshirë në veprën penale të detyrimit të kryer në bashkëkryerje.
Në atë kohë, Bajram Mehmetaj bashkë me Muhamet Demajn dhe Azem Veselin, sipas gjykatës, kishin detyruar biznesmenin Ekrem Lluka, që t’i paguaj 150,000 euro zhvatje e tentim-detyrim, pasi Lluka kishte fituar tenderin për privatizimin e hotel ‘Onix’ në Banjën e Pejës, në fund të vitit 2009, shkruan KosovaNews.
Me 16 shtator 2010, Gjykata e Qarkut në Pejë kishte nxjerrë aktgjykim duke i shpallur fajtorë dhe duke dënuar i Muhamet Demajn, Bajram Mehmetajn dhe Azem Veselin, për veprën penale të detyrimit të kryer në bashkëkryerje. Ata ishin dënuar me nga 2 vjet e gjysmë vjet heqje lirie.
Më pas, mbrojtja e të akuzuarve e kishte kontestuar vendimin për ta dërguar në shkallën e dytë. Gjykata Supreme, në vendimin e saj të datës 14 maj të 2012, i kishte pranuar ankesat e të pandehurve për veprën penale të tentim-detyrimit duke e hedhur poshtë atë vepër por duke mbetur vepra e zhvatjes.
Gjithashtu, Gjykata Supreme kishte pranuar edhe kërkesën e Prokurores së Qarkut për rritjen e dënimit për të pandehurit – nga 2.5 në 3 vjet për Muhamet Demajn e Bajram Mehmetajn. Ndërkaq, Azem Veseli, nga 2.5 vjet ishte vendosur të dënohet me 2 vjet.
Gjatë gjykimit, tre të pandehurit Muhamet Demaj, Bajram Mehmetaj dhe Azem Veseli janë shpallur fajtorë për veprën penale të zhvatjes dhe tentim zhvatjes, secili prej tyre është dënuar me nga dy vjet e gjashtë muaj burgim.
Gjykata e shkallës së parë kishte konstatuar se, ndërmjet nëntorit 2009 dhe shkurtit 2010 në Pejë, të pandehurit duke vepruar në grup, i kanë zhvatur biznesmenit Ekrem Lluka 150 mijë euro.
Ky rast ka të bëjë edhe me procesin e privatizimit, i cili kishte dështuar kryesisht për shkak se të pandehurit e kishin kërcënuar një investitor të huaj dhe kërkuar nga ai, që t’i përfshijë në kompaninë e cila kishte fituar në procesin e ofertimit. Kjo kishte bërë që investitori i huaj të tërhiqet nga procesi i ofertimit, thuhet në njoftimin e Gjykatës.
Rasti kishte të bënte me detyrim të Ekrem Llukës nga tre të pandehurit meqë të njëjtit e kishin detyruar biznesmenin t’i paguaj një shumë prej 150,000 eurosh pas fitimit të tenderit për privatizimin e hotel Onix në Banjën e Pejës nga ana e këtij të fundit, në fund të 2009-tës dhe fillim të vitit 2010.
Oferta e tij prej 8.7 milionë eurove për të blerë hotelin, kishte dalë fituese pasi ishte dukshëm më e lartë se dy ofertat tjera konkurrentë. Por më vonë, Lluka ishte ankuar në Agjencinë Kosovare të Privatizimit se ishte i kërcënuar dhe kishte kërkuar të tërhiqet nga tenderi.
Bordi i Agjencisë nuk e kishte përfillur kërkesën e tij herën e parë, por e kishte pranuar atë pas kërkesës tjetër të Llukës, bërë në mars të vitit 2010, me arsyetimin e njëjtë. Për AKP-në dëshmi e vlefshme për tërheqje nga blerja ishte konsideruar kërcënimi i paraqitur nga blerësi.
Dënimin e tyre, e kishte konfirmuar edhe EULEX nëpërmes një komunikate për media, lëshuar më datën 14 maj, 2012.
“Trupi gjykues i përbërë nga gjykatës vendas dhe të EULEX-it, i kryesuar nga një gjykatës i EULEX-it në Gjykatën Supreme të Kosovës, e ka vërtetuar dënimin e shqiptuar nga gjykata e shkallës së parë kundër Muhamet Demajt, Bajram Mehmetajt dhe Azem Veselit për veprën penale të zhvatjes”, thuhej në komunikatën e misionit të EULEX-it. /KosovaNews/
Ndërkaq, për këtë rast, në atë kohë kishin raportuar edhe mediat