Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, gjatë seancës së sotme të Kuvendit ka ofenduar rënd Ministrin e financave Hekuran Murati.
Sipas deputetëve të Vetëvendosjes të cilët ishin të ulur afër deputetit Zemaj deputeti i LDK’së u dëgjua duke ofenduar rëndë, dhe me gjuhë seksiste, Ministrin Murati, kur ky i fundit po përfundonte replikën e tij dhe po largohej nga foltorja e Kuvendit.
“je p*** mashkull” dëgjohej jashtë mikrofonit duke e fyer Zemaj ministrin Murati.
Për ofendimin ndaj Muratit ka reaguar edhe zëdhënësi i LVV’së, Arlind Manxhuka.
“Nuk mund ta shkruaj decidivisht shprehjen aq të ultë të deputetit Zemaj ndaj ministrit Murati pasi e humbi debatin me ministrin”, ka shkuar Manxhuka në facebook.


