KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » I akuzuari për shitje të armës me të cilën dyshohet se u vra Liridona Ademaj kërkon ulje të dënimit
Siguri

I akuzuari për shitje të armës me të cilën dyshohet se u vra Liridona Ademaj kërkon ulje të dënimit

Kosova News
Kosova News 19:43 -10/12/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Në seancën gjyqësore në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt, njëri nga tre të akuzuari, Tom Dodaj, kërkoi t’i ulet dënimi nga aktgjykimi i shkallës së parë. Dodaj që ka apeluar dënimin prej 5 vjet burgim, akuzohet se ua shiti armën Naim Murselit e Granit Plavës për 280 euro, dhe e cila armë dyshohet se u përdor më pas për vrasjen e Ademajt.

Zbutje të dënimit ka kërkuar të mërkurën në Gjykatën e Apelit, Tom Dodaj. Ai akuzohet se më 29 nëntor 2023, ua shiti armën të pandehurve Naim Murseli e Granit Plava për 280 euro, e cila pas disa orësh dyshohet se u përdor për vrasjen e Liridona Ademajt.

Dodaj në seancën fillestare pati kërkuar falje, e edhe e pati pranuar fajësinë.

Për këtë gjykata e pati dënuar me 5 vjet burgim. Por, me dënimin e shkallës së parë ai nuk u pajtua dhe e apeloi atë.

“Desha me shpreh ngushëllime për familjen e Liridonës. Më vjen shumë keq, unë e kam pranu fajësinë për armëmbajtje, por kurrfarë dijenie nuk kam pasë, më vjen shumë keq. Unë për veti shpirtnisht them që nuk kam ditë diçka për rastin që ka ndodh”, ka deklaruar Dodaj.

Në aktgjykimin e janarit të këtij viti, si rrethanë lehtësuese, gjykata ka marrë pranimin e fajësisë nga i akuzuari si dhe shprehjen e pendesës nga ai, e si rënduese rrezikshmërinë shoqërore të veprës penale.

Ndryshim të aktgjykimit ka kërkuar edhe avokati i Tom Dodajt, Agron Kuçi.

“Për rrjedhim mbrojtja e konsideron se vepra penale është kryer pa një qëllim. Gjykata nuk i ka vlerësuar në mënyrë objektive gjatë shqiptimit të dënimit, nuk e ka mat dënimit sa i përket këtyre rrethanave. Ky vendim të ndryshohet, apo të rikthehet në gjykim, apo të pandehurit t’i shqiptohet një dënim me gjobë, i cili arrin efektin e dënimit”, ka thënë Kuçi.

Me këtë kërkesë nuk u pajtua pala e dëmtuar.

Avokati i familjes Ademaj, Leutrim Syla, tha se qëndrojnë pranë propozimit të Prokurorisë, që të vërtetohet vendimi i shkallës së parë me burgim prej 5 vjetësh.

“Këtë kolegj të Apelit e njoftojmë se pas seancës familja Ademaj ka hapur dyert për zotëri Dodaj për vizitë e ngushëllime, por që informacione të panjohura zotëri Dodaj deri më sot nuk është paraqitur për sot për ngushëllime. Kësisoj kërkojmë që të vërtetohet vendimi i shkallës së parë dhe qëndrojmë me të njëjtat pretendime si në shkallë të parë”, ka theksuar Syla.

Për vrasjen e Liridona Ademajt në nëntor të 2023-tës akuzohen bashkëshorti i saj, Naim Murseli, si dhe Granit Plava e Kushtrim Kokalla.

Gjithashtu lexoni:

Rrokullisja me traktor ia mori jetën, policia jep detaje mbi aksidentin fatal në Klinë

Tentoi të vrasë katër persona në Deçan, ngrihet aktakuza ndaj të dyshuarit

Humb jetën një person në Klinë pas rrokullisjes me traktor

Maqedonci dhe Hargreaves diskutojnë për forcimin e partneritetit në mbrojtje

Prokuroria ndalon edhe dy të dyshuar në rastin “Pastrimi”, hetohen për krim të organizuar dhe kontrabandë

Kosova News 10/12/2025 10/12/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
scattered clouds
20° _ 17°
75%
1 km/h
Wed
34 °C
Thu
34 °C
Fri
34 °C
Sat
38 °C
Sun
32 °C

Lajmet e Fundit

Rrokullisja me traktor ia mori jetën, policia jep detaje mbi aksidentin fatal në Klinë
09:46 -15/07/2026
Çmimi i derivateve të naftës në Kosovë
09:25 -15/07/2026
Rama, Serbisë: Nuk ekziston më diçka që quhet Kosova dhe Metohia, ekziston Republika e Kosovës
09:03 -15/07/2026
Tentoi të vrasë katër persona në Deçan, ngrihet aktakuza ndaj të dyshuarit
08:44 -15/07/2026
Nis sot ndërtimi i Parkut Solar 105 MW në Rahovec
08:41 -15/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?