KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Hyjnë në fuqi tarifat e reja të vendosura nga Trump
Botë

Hyjnë në fuqi tarifat e reja të vendosura nga Trump

Kosova News
Kosova News 08:59 -07/08/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Hyjnë në fuqi tarifat e reja të vendosura nga Presidenti Donald Trump ndaj dhjetëra partnerëve tregtarë të Amerikës, duke shënuar kështu një përshkallëzim të konsiderueshëm të tensioneve të vazhdueshme tregtare.

Çdo mall i vendit i nënshtrohej një tarife minimale prej 10%. Por normat ndryshojnë ndjeshëm nga një vend në tjetrin.

Tarifat më të larta të vendosura janë për mallrat nga Brazili (50%), Laosi (40%), Mianmari (40%), Zvicra (39%), Iraku (35%) dhe Serbia (35%).

21 vende të tjera përballen gjithashtu me taksa më të mëdha se 15%, sikurse janë Vietnami (20%), India (25%), Tajvani (20%) dhe Tajlanda (19%).

Mallrat nga India mund t’i nënshtrohen gjithashtu një tarife shtesë prej 25% të shtuar për shkak të një urdhri ekzekutiv që Trump nënshkroi të mërkurën, i cili kërkon të penalizojë Indinë për blerjen e naftës nga Rusia. Kjo tarifë e dytë është planifikuar të hyjë në fuqi më 27 gusht
.
Mallrat e tridhjetë e nëntë vendeve, si dhe të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, i nënshtrohen tarifave prej 15%, sipas një liste që Shtëpia e Bardhë publikoi javën e kaluar.

Përveç Kanadasë dhe Meksikës, të gjitha vendet e tjera nga të cilat SHBA-të importojnë mallra do të vazhdojnë të përballen me një tarifë minimale prej 10%, megjithëse me disa përjashtime.

Mallrat nga Meksika dhe Kanadaja përjashtohen nga tarifat nëse janë në përputhje me marrëveshjen e tregtisë së lirë SHBA-Meksikë-Kanada. Nëse jo, mallrat nga Meksika i nënshtrohen tarifave prej 25%, ndërsa mallrat nga Kanadaja i nënshtrohen tarifave prej 35%, nga 25% që ishte më parë.

Gjithashtu lexoni:

Trumpi rikthen bllokadën në Hormuz, vendos tarifë prej 20% për mallrat që kalojnë nëpër ngushticë

Trump për Iranin: Po i shkelin marrëveshjet, kështu që thjesht do t’i godasim shumë fort

ShBA-ja dhe Irani shkëmbejnë sulme, rriten tensionet

Trump: 1000 raketa janë gati nëse Irani tenton atentat ndaj meje

Alarm në Kinë, tajfuni i madh drejt vendit – evakuohen mbi 600 mijë njerëz

Kosova News 07/08/2025 07/08/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
few clouds
17° _ 16°
78%
Tue
31 °C
Wed
35 °C
Thu
35 °C
Fri
33 °C
Sat
34 °C

Lajmet e Fundit

Mungesa e dëshmitares shtyn procesin ndaj katër mjekëve
13:04 -14/07/2026
Yamal: Jemi kampionë të Evropës, s’kemi frikë nga askush
12:50 -14/07/2026
Në QKUK nis largimi i shtretërve të dëmtuar në Klinikën e Pediatrisë
12:27 -14/07/2026
Shqipëria nis mbylljen e kapitujve të negociatave të anëtarësimit në BE
12:10 -14/07/2026
Rikhehet në funksion A4-shi, pas riparimit vjetor
11:41 -14/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?