KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Hoxhaj kujton ndërhyrjen e NATO-s: Moment vendimtar që ndali gjenocidin – të jetë i fundit pa krerët e UÇK-së në Kosovë
Politikë

Hoxhaj kujton ndërhyrjen e NATO-s: Moment vendimtar që ndali gjenocidin – të jetë i fundit pa krerët e UÇK-së në Kosovë

Kosova News
Kosova News 10:42 -24/03/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Në 27-vjetorin e ndërhyrjes së NATO-s kundër Serbisë, Enver Hoxhaj ka kujtuar këtë ngjarje si momentin vendimtar që ndali gjenocidin në Kosovë dhe hapi rrugën për lirinë dhe pavarësinë e vendit.

Në një video të publikuar në Facebook, Hoxhaj ka treguar edhe për një vizitë të tij në një bazë ushtarake të NATO-s në vendet baltike, ku kishte parë nga afër një nga aeroplanët që kishte marrë pjesë në bombardimet mbi Serbi në vitin 1999.

“Para 27 vitesh, bota u bashkua për të ndalur gjenocidin serb në Kosovë. Sot kujtojmë përvjetorin e ndërhyrjes së NATO-s, një moment vendimtar që i dha fund dhunës dhe na dha lirinë që kemi sot,” ka thënë Hoxhaj.

Ai ka shtuar se gjatë një vizite në një bazë të NATO-s në Baltik, afër Rusisë, kishte parë një nga aeroplanët që hodhi më së shumti bomba mbi Serbi.

“Ky aeroplan nuk është vetëm një pjesë e historisë, por një kujtim i përjetshëm i lirisë dhe drejtësisë që kemi sot,” është shprehur ai.

Hoxhaj ka shprehur mirënjohje të përhershme ndaj aleatëve perëndimorë për rolin e tyre në çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës.

“Falënderues përherë ndaj ShBA-së, BE-së dhe Perëndimit për mbështetjen e tyre në lirinë dhe pavarësinë e Kosovës,” ka deklaruar ai.

Në fund, ai ka theksuar se beson që ky është përvjetori i fundit i ndërhyrjes së NATO-s pa ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Kosovë, duke përmendur Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

Ndërhyrja e NATO kundër Serbisë filloi më 24 mars 1999 dhe konsiderohet si një nga momentet më të rëndësishme në historinë moderne të Kosovës, pasi i dha fund luftës dhe çoi drejt çlirimit të vendit./Lajmi.net/

Gjithashtu lexoni:

Kurti në Kongresin e BSPK-së: Paga minimale është rritur në 500 euro, po forcojmë mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve

Abdixhiku: Me Kurtin diskutuam për vlera dhe ide programore, duhet t’i shmangim zgjedhjet

Kurti: Takimi me Abdixhikun dhe Osmanin ishte konstruktiv, diskutuam për Qeverinë, Kuvendin dhe presidentin

Abdixhiku shkon me Osmanin në takim me Kurtin

Kryeministri Kurti, optimist para takimit me Abdixhikun dhe Osmanin

Kosova News 24/03/2026 24/03/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
clear sky
16° _ 13°
69%
Sat
32 °C
Sun
29 °C
Mon
27 °C
Tue
32 °C
Wed
31 °C

Lajmet e Fundit

Trump: 1000 raketa janë gati nëse Irani tenton atentat ndaj meje
21:05 -11/07/2026
Protesta e 42-të për Zvërnecin para Kryeministrisë në Tiranë
21:03 -11/07/2026
Ramaj kërkon të largohet nga Dortmundi
20:37 -11/07/2026
Kufinjtë e hapur, pritje vetëm në Han të Elezit
20:15 -11/07/2026
Haxhiu për Srebrenicën: Mohimi i gjenocidit nuk mund të ketë vend
19:41 -11/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?