KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Hoxha për policinë e Kryeqytetit: Synohet të bëhet këtë vit
Siguri

Hoxha për policinë e Kryeqytetit: Synohet të bëhet këtë vit

Kosova News
Kosova News 12:31 -26/03/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha sot në Komisionin parlamentar për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes tha se Policia e Kryeqytetit synohet të bëhet këtë vit.

Hoxha tha se projekti parasheh që të themelohet një drejtori e veçantë për Prishtinën me “një strukturë unike”, që përfshin njësi të trafikut, njësi të reagimit të shpejtë e njësi të hetimeve.

“Projekti ynë lidhet me strukturën e re të Policisë që ne e kemi aprovuar vitin që shkoi. E në kuadër të kësaj strukture ne kemi paraparë që në kuadër të drejtorisë rajonale në Prishtinë me e themelu një drejtori të veçantë të Policisë për kryeqytetin, për Prishtinën. Ajo do të ketë një strukturë unike. Drejtori i kësaj drejtorie do t’i japë llogari drejtorit rajonal dhe zëvendësdrejtorit të Drejtorisë Rajonale në Prishtinë. Kjo drejtori do të ketë më shumë kapacitete policore. Do të ketë një njësi të veçantë të trafikut, do të ketë një njësi të veçantë të reagimit të shpejtë ose njësi mbështetëse operacionale; do të ketë njësi unike të hetimeve për të gjitha tri stacionet policore të Prishtinës, do të ketë njësi të planifikimit, një zëdhënës dhe do të ketë kapacitete në mënyrë që t’u dalë ballë sfidave që i ka Prishtina si kryeqytet dhe si qytet shumë i ngarkuar me aktivitet kriminal dhe dinamikë të madhe të zhvillimit dhe të frekuentimit të njerëzve. Kjo ka qenë perspektiva jonë”, tha ai.

Hoxha ka thënë se disa shërbime për Policinë e Kryeqytetit tashmë janë unifikuar.

“Kemi unifiku disa prej shërbimeve. Për shembull, e kemi pasë një shërbim mbështetës në Vranjevc, një shërbim mbështetës në qendër, një në jug.. i kemi bërë një, një qendër komunikimi të përbashkët, i kemi unifiku disa njësi”, tha ai.

Drejtori i Policisë parlajmëroi se “do të ketë një shtim të numrit të policëve në këtë drejtori të veçantë”.

“Qëllimi ka qenë që Prishtinës t’i japim më shumë potencial dhe strukturë unike, në mënyrë që përgjegjësia për siguri të bie mbi një drejtor, jo në tre komandantë të stacioneve policore, pastaj edhe mënyra e raportimit dhe marrja e përgjegjësisë do të jetë më e drejtpërdrejtë”, tha Hoxha. “Ne do të synojmë që gjatë këtij viti t’i kompletojmë këto struktura, në mënyrë që t’i shohim rezultatet e punës gjatë këtij viti”, shtoi më tej ai.

Hoxha: Siguria në veri të vendit mbetet e brishtë

Gjithashtu lexoni:

16 persona të arrestuar dhe 1985 gjoba trafiku në 24 orët e fundit

Aksident me fatalitet në Prishtinë

AUV demanton VITEN dhe mediat e Devollëve: në analiza është gjetur vaj palme dhe qumësht pluhur në produkte të deklaruara si qumësht nga VITA

Ministri Xhelal Sveçla shpall persona non grata drejtorin e Telekomit të Serbisë, Vladimir Luçiq

Policia gjen veshje dhe pajisje ushtarake të fshehura në një puset në Mitrovicë të Veriut

Kosova News 26/03/2024 26/03/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
27°C
Pristina
clear sky
27° _ 27°
52%
4 km/h
Sun
32 °C
Mon
35 °C
Tue
36 °C
Wed
36 °C
Thu
35 °C

Lajmet e Fundit

Pas deklaratave të Zelenskit në Beograd, hiqet flamuri  i Ukrainës që ishte i vendosur në qendër të Prishtinës
13:38 -09/08/2026
Veteranja e UÇK-së shpërthen ndaj Time Kadriaj: “Cila është kauza; Asociacioni, Gjykata e Hagës, Çakorri, Zhlebi, veriu i Mitrovicës apo lakmia për pushtet?
12:50 -09/08/2026
“Kosova nuk mund të krahasohet me Ukrainën”, Shqipëria i përgjigjet  vizitës së Zelenskyt në Serbi
12:01 -09/08/2026
16 persona të arrestuar dhe 1985 gjoba trafiku në 24 orët e fundit
10:00 -09/08/2026
Edhe sot mot kryesisht me diell, temperaturat deri në 34 gradë Celsius
09:50 -09/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?