KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Hoxha: Këshilli i Etikës provoi me i shpërla plagjiatorët, ngacmuesit dhe shkelësit e Kodit Etik
Lajme

Hoxha: Këshilli i Etikës provoi me i shpërla plagjiatorët, ngacmuesit dhe shkelësit e Kodit Etik

Kosova News
Kosova News 13:09 -30/04/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA) të martën organizoi një aksion protestues kundër Këshillit të Etikës, duke bërë siç tha koordinatori i ORCA-s, Dibran Hoxha përurimin e monumentit të Këshillit të Etikës një lavatriçe.

“Kjo lavatriçe e ndryshkur, e lodht, e thyme, e zbrazët, që nuk mundet me i kry më funksionet e veta, që nuk lan por fëlliq, njëjtë, edhe Këshilli i Etikës për vite me radhë provoi me i shpërla plagjiatorët, ngacmuesit dhe shkelësit e tjerë të Kodit Etik dhe integritetit akademik në Universitetin e Prishtinës”, tha Hoxha.

Hoxha, kritikoi edhe Selim Bezerajn duke e cilësuar si plagjiator.

“Për plagjiatorin tjetër, i cili është në krye te Universitetit (në mënyrë absurde në Këshillin Drejtues), plagjiatorin Selim Bezeraj, lavatriçja po mundohet ta luajë budallën, duke u arsyetu që meqë plagjiatura e tij ka ndodhë në Universitetin e Tiranës, lavatriçja nuk paska mundësi të marrë vendim për të. Njerëz pa fije turpi, pa fije integriteti personal e moral, që ndytësisht shërbejnë si lavatriçe, mendojnë se na e hedhin me arsyetime banale si këto”, tha Hoxha, raporton Ekonomia Online.

Ai shtoi se vendimi për suspendimin e profesorit Xhevat Krasniqi, ishte një lloj drame nga UP-ja.

“Ditëve te fundit lavatriçja e ndryshkur e UP-së, pasi shkaktoi dramë nacionale duke mos marrë vendim për përjashtim të ngacmuesit kronik e masiv Xhevat Krasniqit, i cili u denoncua nga 27 studente e studentë, u mundua ta çojë në gjyqësorin joefikas të Kosovës rastin për ta përfunduar si procedurë në UP. Lavtriçja harron se nuk ka të bëjë me mediokrët të cilëve u shërben në Universitetin e Prishtinës. Mendoi se ne të gjithë jemi budallenjë dhe nuk e kuptojmë që ka shkelur rregulloren e cila në mënyrë tekstuale thotë të kundërtën e veprimit të Lavatriçes dhe majstorit të saj rektorit, Qerim Qerimi”, tha ai.

Hoxha po ashtu i bëri thirrje Qeverisë duke thënë se ajo qartë dhe pa metafora duhet të përcaktohet nëse është në krah të vajzave duke marrë veprime konkrete.

“Qeveria duhet qartë dhe pa metafora të përcaktohet nëse është në krah të grave dhe vajzave duke marrë veprime konkrete për të mos lejuar Universitetin të shkojë në një drejtim të errët, e të mos derdhë lot krokodili në rrjete sociale sa herë që gratë vriten mizorisht. Duam ta sigurojmë Qerim Qerimin, Altin Sahitin, Iset Morinën, dhe Qeverinë e Kosovës, se ashtu si vlente në Qeveritë e kaluara, Universiteti i Prishtinës, është vija jonë e kuqe për të cilën do t’i rikthejmë”, tha Hoxha.

Gjithashtu lexoni:

Kurti: Kosova përfiton 206.4 milionë euro nga fondet e BE-së

Lëvizja për Demokraci thirrje për mosregjistrim në Universitetin e Ferizajt, akuza ndaj rektorit dhe stafit

Konjufca pret organizatorët e “Newborn Kosova 2026”

Rutte: Samiti i NATO-s në vitin 2027 do të mbahet në Tiranë

Agon Bytyqit i vazhdohet mandati si zv/drejtor i AKI-së

Kosova News 30/04/2024 30/04/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
overcast clouds
15° _ 15°
90%
1 km/h
Thu
26 °C
Fri
30 °C
Sat
33 °C
Sun
29 °C
Mon
29 °C

Lajmet e Fundit

Sot mbyllet përkohësisht segmenti Brezovicë-Prevallë, kjo është arsyeja
08:57 -09/07/2026
Dogana asgjëson mbi 6 mijë bluza që cenonin të drejtat e pronësisë intelektuale
08:55 -09/07/2026
Nis afati kushtetues, Kuvendi duhet të konstituohet deri më 7 gusht
08:52 -09/07/2026
Arrestohet 16-vjeçari në Ferizaj, dyshohet për kanosje me armë
08:48 -09/07/2026
Ballkani barazon në ndeshjen e parë me Connah’s Quay Nomads në Uellsi
22:55 -08/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?