KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Hovenier: Ka aktorë të huaj që duan ta minojnë demokracinë e Kosovës duke shfrytëzuar përçarjet etnike
Lajme

Hovenier: Ka aktorë të huaj që duan ta minojnë demokracinë e Kosovës duke shfrytëzuar përçarjet etnike

Kosova News
Kosova News 12:15 -10/12/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Jeffrey Hovenier, tha se në Kosovë ka “aktorë të huaj keqdashës aktivë që duan të minojnë demokracinë e Kosovës duke i shfrytëzuar përçarjet etnike”.


“Nuk mund të lejojmë që kjo të ndodhë”, tha Hovenier të martën në Prishtinë, në një konferencë për integritetin e informacionit DISICON, të organizuar nga Instituti Kombëtar Demokratik (NDI) me seli në Uashington.


Ai shtoi se dezinformimi mund të ketë pasoja të drejtpërdrejta gjithmonë, veçanërisht gjatë periudhës zgjedhore, në të cilën Kosova ndodhet aktualisht përpara zgjedhjeve të 9 shkurtit.


Ai ia kujtoi audiencës një bisedë të rreme të publikuar në rrjetet sociale disa vite më parë, e cila përfshinte një bisedë të rreme mes tij dhe kryeministrit Kurti dhe që kishte për “synim të mbillte mosbesim brenda komunitetit serb të Kosovës”.


“Fatmirësisht, jo shumë njerëz e morën seriozisht… Por, fakti që një aktor shkroi një skenar, përgatiti një skenar, krijoi një regjistrim krejtësisht të dizajnuar për të mbjellë mosbesim dhe shqetësim në komunitetin serb dhe e publikoi atë në rrjetet sociale, është një tregues i këtij problemi”, theksoi ambasadori amerikan.


Hovenier, i cili po përfundon mandatin e tij në Kosovë në fund të dhjetorit dhe po pensionohet, theksoi se SHBA-ja mbetet e përkushtuar ndaj Kosovës si një vend i larmishëm dhe në mbështetje të mediave të pavarura, përfshirë ato që drejtohen nga pakicat.


“Dhe, ne jemi shumë të vetëdijshëm për mediat që ofrojnë informacion të paanshëm dhe të saktë. Jemi të vetëdijshëm se ka disa që përpiqen të shfrytëzojnë këtë pretendim për të bërë diçka krejtësisht tjetër, për të dhënë një mesazh që synon qëllime shumë, shumë të ndryshme nga informimi i komunitetit. Kjo duhet të denoncohet dhe ne duhet t’i mbështesim mediat e pavarura”, deklaroi Hovenier.


Ai tha se “puna jonë së bashku është larg përfundimit”.


“Në fakt, mund të argumentoni se [puna] mbi këtë çështje, sapo ka filluar dhe ne jemi me të vërtetë të gatshëm të angazhohemi me të gjithë ju për të gjetur mënyra të reja për t’ju ndihmuar të mbroni demokracinë tuaj”, u shpreh ambasadori amerikan në Prishtinë.


Një ditë më herët, në këtë konferencë është prezentuar studimi i Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë, ku është thënë se fushatat dezinformuese në vend, shpërndahen qëllimshëm për t’i tensionuar marrëdhëniet ndëretnike.
Nga ky studim del që shumica e kosovarëve, pavarësisht etnisë, besojnë se dezinformimi po ndikon në marrëdhëniet ndëretnike.


Madje, shumica thonë se vetë ata kanë hasur në dezinformata të tilla.


Ramadan Ilazi, drejtor i hulumtimeve në Qendrën Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS), thotë se këto dezinformata shpërndahen dukshëm më shumë në rastet kur ka tensione në veriun e Kosovës të banuar me shumicë serbe – si sulmi i vitit të kaluar në Banjskë apo sulmi në kanalin e Ibër-Lepencit.


Ai beson se rol në shpërndarjen e këtyre dezinformatave kanë shërbimet e mediave ruse, RT dhe Sputnik, në Serbi, që funksionojnë pavarësisht sanksioneve të vendosura nga SHBA-ja dhe BE-ja.


Mediat online shihen në mesin e platformave që bëjnë shpërndarjen më të madhe të dezinformatave/ rel.

Gjithashtu lexoni:

Osmani takon Kallasin në Tiranë: Kosova është gati për hapin e radhës drejt BE-së

Meloni: Ballkani Perëndimor me perspektivë të qartë integrimi në BE

Picula i bën thirrje Serbisë: Lirojini urgjentisht të burgosurit politikë

Osmani nga Tirana: Zëri i Kosovës është i pranishëm aty ku vendoset për të ardhmen e Evropës

“Mirë se vini në Shqipëri”, liderët evropianë surprizohen nga videoja e veçantë e krijuar nga intelegjenca artificiale

Kosova News 10/12/2024 10/12/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
light rain
13° _ 12°
91%
1 km/h
Fri
11 °C
Sat
15 °C
Sun
17 °C
Mon
19 °C
Tue
18 °C

Lajmet e Fundit

Zelensky dhe liderët europian  bisedojnë me Trump nga Tirana: nëse Rusia nuk ndalon luftën, sanksione më të ashpra duhet të pasojnë
16:33 -16/05/2025
Osmani takon Kallasin në Tiranë: Kosova është gati për hapin e radhës drejt BE-së
15:50 -16/05/2025
Meloni: Ballkani Perëndimor me perspektivë të qartë integrimi në BE
15:35 -16/05/2025
Picula i bën thirrje Serbisë: Lirojini urgjentisht të burgosurit politikë
15:29 -16/05/2025
Kompanitë e terroristit Milan Radojçiq sponsorizuese të qendrës sportive në Mitrovicen Veriore që e mbylli dje Policia e Kosovës
15:27 -16/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?