KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Hoti: Qeveria e ardhshme duhet ta marrë seriozisht Marrëveshjen e Washingtonit
Politikë

Hoti: Qeveria e ardhshme duhet ta marrë seriozisht Marrëveshjen e Washingtonit

Kosova News
Kosova News 10:23 -08/12/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Zbatimi i Marrëveshjes së Washingtonit do të krijonte klimë më të mirë ekonomike për Kosovën, më pas edhe politike, duke çuar drejt marrëveshjes përfundimtare me njohje reciproke në mes të Kosovës dhe Serbisë, ka thënë ish-kryeministri Avdullah Hoti. 

Në një intervistë për KosovaPress, ai ka shtuar se qeveria që do të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit duhet ta marrë seriozisht këtë dokument.

Ajo që njihet si Marrëveshja e Washingtonit është një dakordim për normalizim ekonomik në mes të Kosovës dhe Serbisë – arritur në Shtëpinë e Bardhë në shtator të vitit 2020 nën presidencën e atëhershme të Donald Trumpit.

Nuk dihet nëse kjo çështje do të marrë sërish vëmendjen e administratës amerikane pasi Trumpi të betohet si president i ri i Shteteve të Bashkuara në fillim të vitit të ardhshëm.

Por Avdullah Hoti, i cili atëbotë e nënshkroi marrëveshjen si shef i ekzekutivit kosovar, thotë se qeveria e ardhshme e Kosovës duhet të punojë për zbatimin e kësaj marrëveshjeje.

“Më vjen keq që (Marrëveshja e Washingtonit) nuk është zbatuar gjatë kësaj periudhe, gjatë këtyre katër vjetëve. Jam i bindur që sikur ajo marrëveshje të zbatohej sot do të kishim kontekst krejt tjetër ekonomik dhe politik në vend. Është keq që Qeveria e Kosovës abstenoi nga zbatimi i asaj marrëveshje, sepse administrata e re amerikane në vitin 2021 e konfirmoi gatishmërinë e saj për zbatimin e asaj marrëveshjeje. Unë pres që Qeveria e ardhshme ta marrë këtë çështje seriozisht dhe të angazhohet në projekte që parashihen në kuadër të marrëveshjes”, ka thënë Hoti.

Marrëveshja e Uashingtonit i siguroi Kosovës njohjen nga shteti i Izraelit, ndërkaq pikat që kanë të bëjnë me krijimin e linjave ajrore dhe hekurudhore në mes të Kosovës dhe Serbisë, nuk janë zbatuar.

Përveç për mos-angazhim në zbatimin e kësaj marrëveshjeje, Hoti kritikon qeverinë e udhëhequr nga Albin Kurti edhe për “cenim të aleancave kryesore”, në veçanti me Shtetet e Bashkuara.

Qeveria e Kosovës është kritikuar edhe nga SHBA-ja për veprime që ata i kanë konsideruar të njëanshme.

Këtë vit, autoritetet kosovare kanë ndërmarrë disa veprime në pjesën veriore të vendit të banuar me shumicë serbe, në mesin e tyre mbylljen e strukturave paralele serbe si dhe ndalimin e përdorimit të dinarit serb.

Hoti ka folur edhe për dialogun e Brukselit dhe takimin që pritet të mbahet më 17 dhjetor në nivel kryenegociatorësh.

Deputet i LDK-së nuk ka pritje pozitive në këtë drejtim, ndërkaq, shpreson se administrata e re amerikane do t’i japë një dinamikë të re procesit të dialogut.

“Absolutisht asgjë, nuk kam pasur pritje në vazhdimësi. Në atë moment që është braktisur korniza e dialogut për njohje reciproke, që ishte filluar në qeverinë e kaluar, unë nuk kam pasur më pritje të mira dhe ato pritje për fatin e keq janë konfirmuar sepse tash e kemi Marrëveshjen e Brukselit dhe Aneksin e Ohrit që e kanë kurthuar Kosovën në rrugën e integrimit evropian dhe e kanë zhvendosur komplet fokusin e dialogut nga marrëveshja përfundimtare për njohje reciproke. Pres, mbetem me shpresë që administrata e re amerikane do t’i japë një dinamikë të re procesit të dialogut, sepse me qasjen që ka Qeveria e Kosovës dhe me burokracinë që është në Bruksel, bukur vështirë që të shpresojmë që do të ketë diçka konkrete”, ka shtuar Hoti.

Përveç kësaj, ai kritikon qeverinë edhe sa i përket aspektit ekonomik ku sipas tij në këtë sektor ka “dështim të plotë”.

Mandati i qeverisë së udhëhequr nga Albin Kurti përfundon në fillimin e vitit 2025, ndërkaq zgjedhjet parlamentare që do ta nxjerrin përbërjen e re të Kuvendit, do të mbahen më 9 shkurt.

Gjithashtu lexoni:

Stradner: Serbia nxit tensione me Kosovën, OSBE të mos mblidhet në Serbi

Kurti e Abdixhiku takohen sot në Kuvend, PDK e Aleanca refuzojnë ftesën

Kurti dhe Abdixhiku takohen të martën, PDK dhe Aleanca refuzojnë ftesën

Seanca e 6 gushtit, Kurti iu dërgon ftesa partive politike

Konjufca: Do të hyjmë në negociata më të thelluara me LDK-në, jam optimist se do të merremi vesh për të gjitha pozitat e larta

Kosova News 08/12/2024 08/12/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
33°C
Pristina
clear sky
33° _ 31°
23%
2 km/h
Tue
33 °C
Wed
34 °C
Thu
35 °C
Fri
36 °C
Sat
35 °C

Lajmet e Fundit

Përurohet rehabilitimi i kanalit të Ibër-Lepencit prej 18 milionë euro, Kurti: Investim strategjik për mbrojtjen e kanalit dhe sigurinë ujore të vendit
16:37 -04/08/2026
Muja: Në mostrat e qumështit UHT të “Vitës” është konstatuar prania e vajit të palmës dhe qumështit pluhur
16:14 -04/08/2026
Prokuroria njofton se hetimet për mbetje mortore në Zubin-Potok po vazhdojnë në lokacionin e tretë
15:50 -04/08/2026
Kurti: Kosova gati për një ngjarje historike sportive
13:28 -04/08/2026
Stradner: Serbia nxit tensione me Kosovën, OSBE të mos mblidhet në Serbi
12:40 -04/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?