Deputeti nga radhët e LDK-së, Avdullah Hoti, e ka quajtur “naivitet” prezantimin e suficit nga Qeveria e Kosovës si suksese.
Por sipas Hotit, qeveria ka dalë në suficit për shkak se ajo as nuk i ka rritur rrogat dhe i ka bllokuar buxhetin për investime kapitale.
“Të prezantohet si sukses suficiti buxhetor në kohën e krizës së inflacionit dhe krizës energjetike është naivitet”, ka shkruar në Facebook.
“Sikur të kishim rritje ekonomike 10%, ndoshta edhe do të kishte kuptim suficiti buxhetor. Por, në situatën kur pagat nuk rriten dhe bllokohen miliona euro të investimeve kapitale, sigurisht se buxheti del në suficit”, ka thënë ish- kryeministri Hoti.

Dje ministri i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se deficiti buxhetor është zvogëluar.
Përmes disa statistikave të ndara në Facebook, Murati ka thënë se financat publike janë kthyer në binarë dhe se thesi i shqyer është qepur.
“Jemi kujdesur që të mos shkaktojmë barrë të paqëndrueshme financiare e të mos rrisim borxhin publik, përkundër faktit që kishim pakot mbështetëse më voluminoze në rajon” ka thënë Murati.
Ky është postimi i plotë i tij:
Deficiti buxhetor zvogëlohet në rekord historik
Financat publike janë kthyer në binarë dhe thesi i shqyer është qepur.
Jemi kujdesur që të mos shkaktojmë barrë të paqëndrueshme financiare e të mos rrisim borxhin publik, përkundër faktit që kishim pakot mbështetëse më voluminoze në rajon.



