Holanda ka arritur ta mposhtë Poloninë me rezultat 2-1 në ndeshjen e xhiros së parë të Grupit D, e zhvilluar në “Volksparkstadion”.
Polonia ia ka dalë të kalojë në avantazh herët në minutën e gjashtëmbëdhjetë, me një gol të shënuar nga Adam Buksa. Ky ishte i vetmi rast i qartë për polakët gjatë pjesës së parë.
Holanda ka krijuar disa raste të mira për shënim gjatë pjesës së parë, por ia ka arritur ta konkretizojë vetëm një prej tyre. Goli i barazimit ka ardhur në minutën e njëzet e nëntë nga Cody Gakpo.
Në pjesën e dytë ndeshja ka qenë më e balancuar, me skuadrat që luanin kujdesshëm. Megjithatë goli i fitores për Holandën është shënuar nga zëvendësuesi Weghorst në minutën e tetëdhjetë e tretë.
Ky rezultat e vendos Holandën për momentin në një pozitë të mirë në Grupin D, ku ndodhen edhe Franca dhe Austria.
Holanda dhe Polonia e mbyllin baras pjesën e parë
Holanda dhe Polonia janë ndarë në barazim 1-1 pas pjesës së parë.
Edhe pse Holanda e ka dominuar ndeshjen, rezultati nuk ka pasqyruar plotësisht epërsinë në fushë.
Polonia me një rast të vetëm në minutën e gjashtëmbëdhjetë ia ka arritur të kalojë në avantazh falë golit të Buksa.
Nga ana tjetër, Holanda që ka krijuar disa raste të mira për shënim, ka arritur të konkretizojë vetëm një prej tyre. Goli i barazimit ka ardhur në minutën e njëzet e nëntë nga Gakpo.
Në Grupin D pos Holandës e Polonisë gjenden edhe Franca dhe Austria.


