KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Historike, Laura e treta në botë
Sport

Historike, Laura e treta në botë

Kosova News
Kosova News 16:22 -21/05/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Laura Fazliu ka mposhtur bartësen e dytë dhe bartësen e parë për ta fituar medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror të xhudos. Për Laurën është sukses historik, më i madhi në karrierën e deritashme.

Të martën në Botërorin në Abu Dabi të Emirateve të  Bashkuara Arabe, Laura u rendit e treta në kategorinë deri 63 kilogramë.  Për medalje të bronztë e mposhti kanadezen Catherine Beauchemin-Pinard. Kanadezja ishte bartësja e parë e kategorisë deri 63 kg në Botëror.  Ndaj Beuchemin-Pinardit, 23-vjeçarja i kishte një fitore e dy humbje. Tani bilanci me të është 2:2.

Ndaj kanadezes….

Në luftën e parë të repesazhit, Laura Fazliu në mënyrë impresive, me Ippon të bukur, e mposhti australianen Katharina Haecker. Ajo ishte bartësja e dytë, ndërsa Laura e treta.

Për xhudisten kosovare ishte gara e parë pas pauzimit prej disa muajsh për shkak të lëndimit muskulor. Laura ishte lënduar në Grand Slamin në Tbilisi të Gjeorgjisë më 22 mars. Prej atëherë nuk ka garuar.

Si bartëse e tretë, Laura Fazliu ishte e lirë në xhiron e parë. Në të dytën e mposhti kroaten Katarina Kristo. Fitoi me hedhje të bukur për uazari. Më pas, Laura fitoi ndaj ruses Dali Luliashvili, që garon si sportiste e pavarur. Ndaj saj realizoi hedhje për uazari me të nisur lufta. E vazhdoi dominimin dhe realizoi tjetër hedhje për  Ippon dhe fitore bindëse.

Por në çerekfinale, Laura nuk shfaqi thuajse asgjë. Përballë e kishte sllovenen Andreja Leshki prej të cilës i kishte humbur edhe dy luftërat e kaluara në ngjarje të mëdha. Lufta ishte taktike, por pa shumë veprim nga Laura. Leshki fare në fund realizoi hedhje për uazari. Ajo vazhdoi në gjysmëfinale, ndërsa Laura mbeti në repesazh. Nw fund Laura fitoi medalje e Leshki mbeti pa tw.

Laura Fazliu kishte medalje evropiane, medalje në Masters , garat Grand Slam e ato Grand Prix. Tani ka edhe në Botëror.

Ajo i bashkohet grupit shumë elitar të xhudisteve kosovare me medalje botërore. Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova, Distria Krasniqi e Loriana Kuka janë në këtë grup.

Laura ka dhënë shenjat e duhura pas lëndimit. Dhe tani prej saj pritet suksesi kulmor – medalja olimpike.

Ky është synimi i madh i Laurës dhe i trajnerit të saj Driton Kuka.

Laura e mposht edhe xhudisten ruse

Gjithashtu lexoni:

Renditja e re e FIFA-s, Kosova renditet në pozitën e 78-të

Edon Zhegrovës i jepet edhe një shans te Juventusi

Deschamps ua uron më të mirën Francës dhe pasardhësit të tij

Sonte zhvillohet finalja e madhe e Kupës së Botës ndërmjet Spanjës dhe Argjentinës

Iniesta: Është e pamundur ta ndalosh Messin në finale

Kosova News 21/05/2024 21/05/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
few clouds
15° _ 15°
90%
Wed
24 °C
Thu
28 °C
Fri
17 °C
Sat
23 °C

Lajmet e Fundit

Zulfaj takon shefen e Zyrës së UNICEF-it në Kosovë
22:39 -21/07/2026
Kosova dhe Malta forcojnë bashkëpunimin nëpërmjet bibliotekave të fëmijëve
21:56 -21/07/2026
Renditja e re e FIFA-s, Kosova renditet në pozitën e 78-të
21:53 -21/07/2026
Vdes një 61-vjeçar në Viti, rrëshqiti në ballkon gjatë motit të lig
20:47 -21/07/2026
Inspektorati i Punës ndalon punimet në 16 vendpunishte në pesë komuna
19:51 -21/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?