Laura Fazliu ka vazhduar me fitore në Botërorin e xhudos. Në raundin e tretë e mposhti xhudisten ruse, që garon si e pavarur, Dalu Liliashvili.
Ndaj saj realizoi uazari me të nisur lufta. E vazhdoi dominimin dhe më pas realizoi edhe Ippon.
Laura tani është në çerekfinale të Kampionatit Botëror, në kategorinë deri 63 kg.


