KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Historia frymëzuese e rilindjes së një familje – Nisin shkollën fëmijët e Isak Asllanit, veteranit që serbët ia vranë 7 fëmijët, gruan, nënën, kunatën e mbesën
Lajme

Historia frymëzuese e rilindjes së një familje – Nisin shkollën fëmijët e Isak Asllanit, veteranit që serbët ia vranë 7 fëmijët, gruan, nënën, kunatën e mbesën

KosovaNewss
KosovaNewss 15:31 -01/09/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Një histori sa frymëzuese aq edhe rrëqethëse e Kosovës, sot nisi epokën e re.

Isak Asllani, veteran i luftës së Kosovës humbi gjithë familjen e tij këtu e 26  vite më parë, e që atëherë dhimbja e tij ka qenë e pashërueshme.

Por kur kanë kaluar mbi dy dekada nga tragjedia ku ushtarët serbë i vranë 7 fëmijë, nënën dhe mbesën, për Isakun gjashtë vite me parë në vitin 2017 dielli ka filluar ta ngrohë përsëri.

Mrekullia ndodh pas 20 vitesh nga lufta dhe pas martesës Isaku bëhet përsëri baba në moshën 60-vjeçare. Tashmë fëmijët binjak të tij, djali Ejupi dhe vajza Lumnija, kani nisur rrugën e tyre të dijes.

Këtë e ka ndarë me publikun vetë kryetari i Komunës së Shtimës, Qemajl Aliu, i cili u ka uruar gjithë të mira fëmijëve dhe familjes së Isakut që përjetoi ngjarje rrënqethëse, por që mandej është bërë frymëzim për gjithsecilin.

“Me kënaqësi të veçantë e me nder të madh sot mirëprita bacën Isak Asllani me zonjën e tij, Mevlide Asllani si dhe dy vogëlushët e tyre, Ejupin dhe Lumnijen, të cilët që nga sot e fillojnë rrugën e gjatë e të vlefshme të dijes. Bashkë me ta ishte edhe mësuesja që do t’ua hapë horizontin e fushës së pasosur të dijes, znj. Kosovare Bytyçi.

Është frymëzuese historia e bacës Isak, që gjatë luftës duke qenë vetë pjesë e UÇK-së, i humbi 11 anëtarë (7 fëmijët, më e vogla 1 vjet që me krenari ia mban emrin sot çerdhja Albiona Asllani, gruan, nënën dhe kunatën me mbesën) të familjes dhe përsëri gjeti kurajon dhe motivin e lartë, duke i sjellë në jetë Ejupin dhe Lumnijen që do të jenë pjesë të shkollës “Emin Duraku” dhe të cilëve me kënaqësi të madhe u dhurova nga një çantë me materiale shkollore”, ka shkruar kryetari Aliu.

Kryetari ka uruar që viti i ri shkollor të jetë i mbarë dhe mos iu ndalshin asnjëherë sukseset fëmijëve të bacës Isak dhe gjithë fëmijëve të Komunës, shtetit e kombit tonë, “për të ardhmen e të cilëve nuk ndalemi së punuari asnjëherë”.

Gjithashtu lexoni:

IKShPK paralajmëron për efektet e konsumimit të tepërt të vajit të palmës

KFOR-i nis integrimin gradual të Policisë së Kosovës në sigurinë e Manastirit të Deçanit

Haxhiu: Refuzimi i takimeve nuk është zgjidhje, opozita t’u përgjigjet ftesave

Muja: 26 produkte të Vites është konstatuar që përmbajnë vaj palme

Kurti: Çdo ditë do të përpiqemi për marrëveshje, qytetarët duan zgjidhje e jo zgjedhje

KosovaNewss 01/09/2023 01/09/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
33°C
Pristina
clear sky
33° _ 31°
33%
1 km/h
Mon
33 °C
Tue
34 °C
Wed
34 °C
Thu
33 °C
Fri
32 °C

Lajmet e Fundit

KFOR-i konfirmon largimin gradual nga Ura e Ibrit në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës
16:22 -10/08/2026
IKShPK paralajmëron për efektet e konsumimit të tepërt të vajit të palmës
15:55 -10/08/2026
Muja: Sipas analizave të AUV Qumshtorja Vita përdori  vajin e palmës të padeklaruar në disa brende të qumshtit UHT
15:31 -10/08/2026
Policia e Kosovës pajis policët e lagjes me 14 automjete të reja hibride
15:22 -10/08/2026
4 të dyshuar për të shtëna në aheng, Policia sekuestron AK-47 dhe dy armë tjera
15:00 -10/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?