KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Historia e lashtë e unazave të martesës
Kuriozitete

Historia e lashtë e unazave të martesës

Kosova News
Kosova News 13:38 -04/02/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Festimi i fejesës apo i martesës me një unazë, është sot një pjesë përbërëse e shumë kulturave. Por mund të habiteni kur të mësoni se mbajtja e unazës në gishtin e katërt të dorës së majtë, është një traditë që daton të paktën 1 mijë vjet më parë.

Ajo është një praktikë që mendohet se rrjedh nga besimi, se një venë gjaku shkon nga ky gisht deri në zemër. Ajo quhet ndryshe Vena Amoris. Kjo ide shpesh i atribuohet egjiptianëve, grekëve dhe romakëve të lashtë, por origjina e vetë unazës mbetet ende e paqartë.

Gjithsesi arkeologët kanë zbuluar unaza ari që i përkasin epokës së Egjiptit të Lashtë. Por para mbretërimit të Ptolemenjve, nuk ka pasur asnjë ceremoni zyrtare martese. Kontratat martesore praktikoheshin, por ato mbetën të kufizuara kryesisht ndërmjet familjeve.

Nga Egjipti, përdorimi i unazave besohet se është përhapur te grekët dhe etruskët, dhe kësisoj në Romën e lashtë. Edhe pse në fakt grekët e lashtë shkëmbyen unazat si simbole të dashurisë, jo të martesës. 

Atëherë, kur nisën të përdoren filluan unazat e fejesës?

Kur flitet mbi origjinën e përdorimit të unazave për fejesa, të gjitha rrugët të çojnë në Romë, ose të paktën kështu do të dukej. “Unazat romake që bartin simbolin e 2 duarve të shtrënguara, kuptohen zakonisht si unaza fejese, shpjegon Karen Hersh, profesore e historisëklasike greke dhe romake në Universitetin Tempëll.

Ky simbol i duarve të kapura me njëra-tjetrën, është një emblemë e përbashkët midis grekëve dhe romakëve, duke i dhënë njëfarë besimi faktit se midis këtyre popujve kishte njëshkëmbim të ndërsjellë. Në përgjithësi, unazat ishin tepër të rëndësishme për kulturat e lashta, thotë Hersh, që është edhe autore e librit “Dasma Romake: Rituali dhe kuptimi i tyre në Antikitet”.

Ato tregonin pasurinë dhe statusin, dhe mbaheshin nga ata që kishin role të veçanta politike dhe përfaqësonin një rëndësi simbolike dhe fetare. Dëshmi të tjera nënvizojnë përdorimin e unazave në fejesat romake.

Për shembull Plini Plaku, vuri në dukje se në kohën e tij “një unazë prej hekuri i dërgohet si dhuratë një gruaje kur është e fejuar, por pa asnjë gur në të”. “Ka prova të mjaftueshme tëthuhet se unazat jepeshin si një shenjë premtimi”- thekson Hersh.

Unaza do të ofrohej në një ngjarje të njohur si sponsalia, një marrëveshje joformale për t’u martuar, normalisht midis dhëndrit dhe babait të nuses. Këto unaza fejese – të njohura si Annuli Pronubi – mund të kenë ndryshuar me kalimin e kohës, nga unazat e thjeshta të hekurit të përshkruara nga Plini në ato prej argjendi dhe ari, shkruan Discover Magazine 

Rreth shekullit III Pas Krishtit, ishte një praktikë e zakonshme (të paktën në mesin e elitave) që fejesat të shoqëroheshin me këto materiale më të vlefshme. Megjithëse unazat e martesës ka të ngjarë të mos jenë përdorur në Romën e lashtë, praktika e ofrimit të tyre për të kremtuar fejesat, mund të ketë frymëzuar përdorimin e tyre gjatë ceremonive të dasmës nga Kisha e krishterë.

Në mesjetë, ato ishin shndërruar në një simbol të dashurisë dhe të bashkimit të përhershëm.Pra akti i vendosjes së një unaze në gishtin e dikujt me synimin për t’u martuar, ka një histori të gjatë. Natyrisht, jo çdo pjesë e traditës është e lashtë:unaza e fejesës e zbukuruar me diamante, është krijuar si rezultat i një marketingu dinak që i ka fillesat vetëm nga mesi i shekullit XX-të. 

Gjithashtu lexoni:

Nuk ju duhen kimikate: Mënyra që do ta bëjë banjën tuaj të shkëlqejë si e re

Pse fluturimet për në lindje zgjasin më pak se ato për në perëndim? Sekreti i rrymave ajrore

A e dini pse nuk duhet të lani kurrë madje asnjëherë peshqirët me rrobat tuaja?

Ishte nisur për të eksploruar Venusin më 1972, anija kozmike sovjetike kthehet në Tokë

Letra e të mbijetuarit të Titanikut shitet në ankand për 300,000 £

Kosova News 04/02/2024 04/02/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
clear sky
13° _ 13°
62%
3 km/h
Tue
26 °C
Wed
28 °C
Thu
27 °C
Fri
26 °C
Sat
17 °C

Lajmet e Fundit

Sveçla për Stacionin Policor në Zveçan: Aty do të shërbejë Njësia e Ndërhyrjes së Shpejtë të Kufirit
23:22 -09/06/2025
Kurti publikon fotografi nga Liqeni i Ujmanit: Tashmë ka rend e ligj, shërbime efikase për qytetarët dhe gjithëpërfshirje
23:18 -09/06/2025
Limaj shpreh gatishmërinë për ta zgjidhur krizën në Kuvend: Nuk kërkojmë poste në Qeveri
22:21 -09/06/2025
Një muaj paraburgim ish-policit Arbnor Spahiu të ndalur në Serbi
21:35 -09/06/2025
Kosova shënon fitore ndaj Komoreve, shkëlqen Albion Rrahmani
21:32 -09/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?