KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Hetuesit policorë hezituan të deklaronin pasurinë, sivjet i nënshtrohen edhe mjekët e profesorët
Lajme

Hetuesit policorë hezituan të deklaronin pasurinë, sivjet i nënshtrohen edhe mjekët e profesorët

Kosova News
Kosova News 09:46 -24/01/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Zyrtarët policorë që merren me hetime, kanë qenë hezituesit më të mëdhenj të deklarimit të pasurisë vitin e shkuar, ka bërë të ditur drejtori i Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit, Yll Buleshkaj.

“Vitin e shkuar kemi pasur hezitim te zyrtarët policorë. Ankesat më të mëdha kanë qenë te Policia. Ne kemi pasur histori mbi 15-vjeçare ku deklarimin e pasurisë e kanë kryer vetëm pozitat udhëheqëse. Tashmë secili zyrtar policor që merret me detyra hetimi duhet ta bëjë deklarimin e pasurisë. Pra edhe pozitat e ulëta. Hezitimi ka qenë në këtë aspekt se ‘pse ta bëjmë deklarimin kur pozitat tona s’janë vendimmarrëse’. Por legjislativi i Kosovës, Kuvendi beson që ndonjëherë problemet ia fillojnë te ky niveli fillestar i hetimeve ku dikush mund të keqorientojë hetimet apo dëshmitë e ndryshme, prandaj është kërkesë që të bëhet deklarimi edhe nga pozitat më të ulëta, nga Policia, Administrata Tatimore dhe Dogana. Këta globalisht janë sektorët më të cenueshëm”, ka thënë të mërkurën në emisionin “SOT” në KTV, Buleshkaj.

Nga fillimi i vitit ka nisur faza e deklarimit të pasurisë për zyrtarët që marrin apo përfundojnë detyrën. Vala kryesore dhe më e madhe e deklarimit të pasurisë do të bëhet në mars. Nga sivjet, procesit të deklarimit të pasurisë do t’i nënshtrohen edhe profesorët e universiteteve publike dhe mjekët.

“Për herë të parë nga 11 shkurti e bëjnë deklarimin e pasurisë mjekët dhe profesorët e universiteteve publike. Bëhet fjalë për mjekët e sistemit shëndetësor sekondar dhe terciar, spitalet rajonale dhe SHSKUK-ja. Ndërsa profesorët e të gjitha universiteteve e bëjnë për herë të parë sivjet”, ka thënë Buleshkaj. Ai ka njoftuar se afati për deklarim të pasurisë nga këta zyrtarë vlen deri më 10 mars.

Ndërsa janë edhe mbi 10 mijë zyrtarë të tjerë që bëjnë deklarimin e rregullt nga 1 marsi deri më 31 mars.

Vitin e shkuar, procesit të deklarimit i janë nënshtruar zyrtarë të Doganës, Policisë e Administratës Tatimore të Kosovës. Bëhej fjalë për rreth 5 mijë zyrtarë, e sivjet do të shtohen edhe një mijë.

“Duke i bërë transparente kuletat e tyre, mendohet se zvogëlohet potenciali për korrupsion”, ka thënë Buleshkaj duke shtuar se numrat e deklarimit të pasurisë janë përmirësuar e se ka vetëdijesim më të madh të zyrtarëve publikë.

Gjithashtu lexoni:

Policia vazhdon kontrollet në fshatin Jabukë të Zubin Potokut

Kurti takohet me senatoren e SHBA-së: Bondsteel duhet të shndërrohet në prezencë ushtarake të përhershme në Kosovë

I dyshuar për vrasje në tentativë, Policia shpall në kërkim Vezir Hazirajn

“Seancë kur të ketë marrëveshje”, Dehari: S’ka kuptim të vazhdojmë pa rezultate

Ekstradohet nga Shqipëria një kosovar i dënuar me 11 vjet e 6 muaj burgim për vrasje

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?