KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Haxhiu: Sali Çekaj ra për bashkimin tonë, duke e kthyer kufirin në kujtim e emrin e tij në simbol të lirisë
Lajme

Haxhiu: Sali Çekaj ra për bashkimin tonë, duke e kthyer kufirin në kujtim e emrin e tij në simbol të lirisë

Kosova News
Kosova News 14:29 -19/04/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu ka marrë pjesë sot në Akademinë Përkujtimore, e cila u organizua me rastin e Ditës së Veteranëve të Betejës së Koshares dhe ditës së rënies së heroit të Kosovës, Sali Çekaj.

Haxhiu, në fjalën e mbajtur me këtë rast, ka thënë se historia i jep kuptim kohës, por drejtimin e saj e përcaktojnë njerëzit, ata që, sipas saj, në çaste të vështira, nuk presin rrethanat të ndryshojnë, por marrin mbi vete barrën për t’i ndryshuar ato,  në mesin e tyre qëndron edhe heroi Sali Çekaj, të cilin e kujtojmë sot, në 27-vjetorin e rënies së tij.

“Jeta e Sali Çekajt nuk mund të ndahet nga rrjedha e historisë së Kosovës. I lindur në Broliq, në një familje me traditë atdhetare, i formuar si jurist dhe më vonë i angazhuar si gjyqtar, ai mund ta kishte zgjedhur një jetë më të qetë. Por, ai e zgjodhi rrugën më të vështirë, atë që kërkon guxim, që kërkon sakrificë dhe besim të palëkundur se liria nuk mund të dhurohet. Formimi i tij nuk e lejonte të rrinte mënjanë kundrejt represionit dhe tendencës për shfarosjen e popullit shqiptar të Kosovës nga regjimi i Serbisë”, ka deklaruar Haxhiu.

Ajo më tej ka shtuar se qysh në vitin 1991, në kohën kur rezistenca e armatosur ende nuk kishte marrë formë të plotë, Saliu bashkë me komandantin legjendar të UÇK-së, Adem Jashari dhe Zahir Pajazitin u angazhuan për lirinë e vendit tonë.

“Që nga përgatitjet e para ushtarake, organizimin e grupeve në vend dhe në mërgatë, apo sigurimin e mjeteve financiare, Sali Çekaj ishte aty. Gjithë ky angazhim nuk u pa atëbotë, por pikërisht angazhimi i hershëm që e bëri të mundur historinë ishte ky. Sepse luftërat nuk fitohen vetëm në front. Fitohen shumë më herët, me organizim, me përkushtim dhe me guxim”, tha u.d së presidentes Albulena Haxhiu.

Ajo tutje është shprehur se ato përgatitje morën formë në Koshare, aty ku sipas saj, ideja e lirisë, e ndërtuar me vite, u kthye në veprim të hapur dhe në përballje të drejtpërdrejtë.

“Në prillin e vitit 1999, në një terren të vështirë dhe nën një përballje të drejtpërdrejtë, luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ndërmorën një nga aktet më të rëndësishme të luftës sonë për liri: shembjen e kufirit shqiptaro-shqiptar. Kufiri i vendosur padrejtësisht, që për dekada e kishte ndarë jo vetëm tokën, por edhe mundësinë për ta menduar lirinë si diçka të plotë. Më 9 prill 1999, filloi beteja”, ka pohuar Haxhiu.

Ajo tha se përballja ishte e pabarabartë, përballë Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës qëndronte një forcë më e madhe në numër dhe më e pajisur me armatim. Por, sipas Haxhiut, UÇK-ja kishte më pak armatim, më pak ushtarë, por kishte shumë më shumë motiv, kishte ideal dhe betim për të mos u zmbrapsur me asnjë kusht, duke shtuar tutje se pikërisht ky betim e ndryshoi rezultatin.

“Luftime të ashpra u zhvilluan përgjatë gjithë vijës së frontit. Me kalimin e ditëve, forcat serbe pësuan humbje të mëdha. Lufta, guximi dhe qëndrueshmëria e luftëtarëve të UÇK-së i detyruan forcat serbe që të tërhiqen. Në fushëbetejë, më 19 prill të vitit 1999, ra heroikisht edhe Sali Çekaj – Veterani, jeta e të cilit ishte ndërthurur me çdo etapë të përpjekjes për liri, gjithmonë në shërbim të atdheut, gjithmonë në vijën e parë të frontit”, ka theksuar  njëherit kryeparlementarja e Kuvendit.

Ajo më tej tha se heroi ynë besoi fort në idenë se kufijtë që ndajnë një popull nuk janë të përjetshëm, e që sipas saj, për të, shembja e kufirit ndërshqiptar ishte përmbushje e amanetit shekullor për liri, shtet dhe për të qenë afër njëri-tjetrit.

“Ai la pas shembullin e një njeriu që kalon nga bindja në veprim, nga fjala në organizim, dhe nga ideja në strategji. Tek ai u bashkuan përvoja e brezit të vjetër dhe vendosmëria e brezit që po vinte. Në 27-vjetorin e rënies së tij, me plot gojë themi se ishte ai komandant, ishte strateg i destinuar për të qenë hero”, ka pohuar ajo.

Gjithashtu lexoni:

Rrustemi: Politikisht vendimin për mosthirrje të seancës konstituive e kanë në dorë edhe partitë opozitare

Dyshohet për vrasje aksidentale mes familjarëve në Strellc të Deçanit

Kurti takon antropologen Reineck dhe pjesëmarrëset e “Kosova Ethno-Tour 2026”

Arrestohet shoferi i dehur që shkaktoi aksidentin fatal në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë

Fillon rrënimi i shtëpisë që rrezikonte të shembej te “Rruga A”, policia në vendngjarje

Kosova News 19/04/2026 19/04/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
few clouds
14° _ 12°
87%
1 km/h
Thu
25 °C
Fri
15 °C
Sat
24 °C
Sun
32 °C
Mon
28 °C

Lajmet e Fundit

Plagosje me armë zjarri në Vushtrri, policia në kërkim të të dyshuarit
18:30 -23/07/2026
Ulutash: NATO-ja do të optimizojë praninë e KFOR-it në Kosovë
18:28 -23/07/2026
Rrustemi: Politikisht vendimin për mosthirrje të seancës konstituive e kanë në dorë edhe partitë opozitare
18:25 -23/07/2026
Dyshohet për vrasje aksidentale mes familjarëve në Strellc të Deçanit
17:51 -23/07/2026
Aksident trafiku në magjistralen Prishtinë-Pejë, humb jetën një 19-vjeçar
17:48 -23/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?