KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Haxhiu: Radomir Labani paraqet kërcënim për rendin kushtetues të Kosovës, dyshohet se është bashkëpunëtor i BIA-s
Lajme

Haxhiu: Radomir Labani paraqet kërcënim për rendin kushtetues të Kosovës, dyshohet se është bashkëpunëtor i BIA-s

Kosova News
Kosova News 13:25 -10/08/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, në një konferencë për media, ka folur për një letër të vitit 2018, të cilën Lëvizja Vetëvendosje ia kishte dërguar presidentit të atëhershëm, Hashim Thaçi, me kërkesë që mos ta emërojë si gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese Radomir Labanin.

Në një konferencë për media të dielën, Haxhiu deklaroi se edhe pse kishte kërkuar nga ish-presidenti Hashim Thaçi që të mos e dekretonte Labanin si gjyqtar të Gjykatës Kushtetuese, kërkesa ishte injoruar.

“Para ca ditësh kam shpërndarë letrën ku i isha drejtuar ish-presidentit Thaçi me kërkesën për mosdekretimin e Radomir Laban si gjyqtar të Gjykatës Kushtetuese, për shkak të së kaluarës së tij kriminale,” tha Haxhiu.

Sipas saj, informacionet që ajo kishte pranuar nga Agjencia Kosovare e Inteligjencës (AKI) ishin “serioze, shqetësuese dhe të mjaftueshme për të refuzuar emërimin e tij”.

“Radomir Laban kishte kaluar provimin e noterisë, por informacionet që kisha pranuar nga AKI-ja ishin serioze, shqetësuese dhe të mjaftueshme për të refuzuar emërimin e tij,” theksoi ministrja.

Ministrja në detyrë, Haxhiu ka pretenduar se Laban ka qenë i përfshirë në afera kriminale dhe korrupsion në Serbi, për të cilat ishte dënuar me gjashtë vite burgim në vitin 2006, në kohën kur ishte zyrtar në Doganat e Serbisë dhe pjesë e njësisë për inteligjencë.

“Ky rast besohet të jetë momenti kur BIA e ka komprometuar dhe ia ka organizuar zhvendosjen në Kosovë,” u shpreh Haxhiu.

Ajo ngriti alarmin se Serbia nuk ka hequr dorë nga përpjekjet për të destabilizuar Kosovën dhe po përdor agjenturën për të shtrirë ndikimin edhe brenda institucioneve të Kosovës.

“Serbia historikisht ka përdorur dhe përdor edhe sot agjenturën për ta shtrirë ndikimin në çdo vend fqinj, e sidomos në Kosovë,” tha ajo.

Ndër të tjera, Haxhiu përmendi se kishte kërkuar edhe nga ish-kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Arta Rama-Hajrizi, që të nisin procedurat për shkarkimin e Llabanit, por përballë kësaj kërkese  ajo ishte akuzuar për ndërhyrje në pavarësinë e gjyqësorit.

“Në vend të një përgjigjeje pozitive, ishim përballur me akuzën se letra jonë ishte ndërhyrje në pavarësinë e Gjykatës,” shtoi ministrja në detyrë.

Haxhiu gjithashtu pohoi se Llaban ka lidhje të afërta me kryeterroristin, Milan Radoiçiq.

“Laban ka raporte të afërta me kryeterroristin Milan Radoiçiq,” tha ajo, duke e konsideruar këtë si dëshmi të mëtejshme të rrezikshmërisë së përfshirjes së tij në një prej institucioneve më të rëndësishme të vendit.

Gjithashtu lexoni:

Ky është numri i votuesve në Prishtinë deri më tani

KQZ me të dhëna, kaq është përqindja e daljes në zgjedhje deri në orën 11

Voton Albulena Haxhiu: Sa më e lartë pjesëmarrja, aq më e fortë demokracia

Mesazhi i Kurtit pas votimit: Uroj që zgjedhjet e ardhshme parlamentare të jenë pas katër vitesh

Kurti mbyll fushatën: “Kjo verë dallon”

Kosova News 10/08/2025 10/08/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
broken clouds
17° _ 17°
87%
2 km/h
Sun
27 °C
Mon
27 °C
Tue
27 °C
Wed
28 °C
Thu
26 °C

Lajmet e Fundit

Ky është numri i votuesve në Prishtinë deri më tani
13:01 -07/06/2026
KQZ me të dhëna, kaq është përqindja e daljes në zgjedhje deri në orën 11
12:16 -07/06/2026
Skandal: Shtabi i PDK-së ‘udhëhiqet’ nga Ysabel, nga tubimi përmbyllës dërgon edhe një foto të klub-it
12:11 -07/06/2026
Policia jep detaje mbi aksidentin që i mori jetën Fatjon Bunjakut
12:05 -07/06/2026
Arrestohet në Prizren një i dyshuar për krime lufte kundër popullsisë civile
11:13 -07/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?