KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Haxhiu: Për reformën në drejtësi duhet konsensus i gjerë
Politikë

Haxhiu: Për reformën në drejtësi duhet konsensus i gjerë

Kosova News
Kosova News 21:12 -28/06/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, pret që partitë opozitare t’i përgjigjen pozitivisht ftesës së kryeministrit Albin Kurti për takimet që kanë të bëjnë me procesin e Vettingut në sistemin e drejtësisë.

Ajo ka deklaruar se gjatë kësaj jave janë planifikuar takime me partitë që janë të përfaqësuara në Kuvend.

“Po e fillojmë me partitë e opozitës për ta përmbyllur me të gjitha grupet që janë të përfaqësuara në Kuvend. Si Qeveri jemi të obliguar që t’i informojmë ato në raport me veprimet që i kemi marrë në këtë proces që është shumë i rëndësishëm. Nesër kemi planifikuar që ta mbajmë takimin me AAK-në. Për aq sa jam e informuar ata do të jenë të pranishëm. E vlerësoj gatishmërinë dhe vullnetin për të bashkëbiseduar për një proces shumë të rëndësishëm. Ne i kemi ftuar liderët e partive por kjo nuk e përjashton mundësinë që ata t’i delegojnë përfaqësuesit e tyre”, ka theksuar ministrja Haxhiu.

Ajo tutje ka thënë se gjatë kësaj jave pritet të takohen edhe me PDK-në dhe LDK-në, pasi sipas saj reforma në drejtësi kërkon konsensus të gjerë.

“Pavarësisht dallimeve politike dhe orientimeve tona ideologjike e programore, besoj se për reformën në drejtësi duhet të jemi të unifikuar sepse njësoj sikurse ne, edhe partitë tjera ballafaqohen me shqetësimet e qytetarëve për problemet me të cilat ata ballafaqohen”, ka thënë tutje Haxhiu.

Ajo ka thënë se Kosova është vonuar në procesin e Vettingut, për faktin se tashmë kanë kaluar 23 vite të pasluftës dhe ka më shumë se një dekadë që ka nisur të bëhen reforma të ndryshme në kuadër të sistemit të drejtësisë, por që nuk kanë sjellë rezultatin e pritur.

“Përkundër përpjekjeve të vazhdueshme sporadike që të reformohet sistemi i drejtësisë duket që ka munguar vullneti edhe i qeverisë në të kaluarën por edhe vet sistemit të drejtësisë që të pranohen reformat dhe realisht të përmirësohen gjendja”, ka nënvizuar Haxhiu./rtk/

Gjithashtu lexoni:

Zelensky nga Serbia: Qëndrimi për mosnjohjen e Kosovës nuk ndryshon

Aksident me fatalitet në Prishtinë

Përplasje në Kuvend, Time Kadrijaj hedh vezë në drejtim të Albin Kurtit

Kurti: Çfarëdo emri pa marrëveshje për president, do të na shpinte te zgjedhjet e reja

Basha: Kurtin po e sulmojnë ata që e pritshin Radoiçiqin në kryeministri

TAGGED: dallimet politike, konsensusi, reforma
Kosova News 28/06/2022 28/06/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
27°C
Pristina
clear sky
27° _ 27°
52%
4 km/h
Sun
32 °C
Mon
35 °C
Tue
36 °C
Wed
36 °C
Thu
35 °C

Lajmet e Fundit

16 persona të arrestuar dhe 1985 gjoba trafiku në 24 orët e fundit
10:00 -09/08/2026
Edhe sot mot kryesisht me diell, temperaturat deri në 34 gradë Celsius
09:50 -09/08/2026
Droni hyn në hapësirën ajrore të Bullgarisë nga Rumania, shpërthen pranë një gazsjellësi
17:17 -08/08/2026
Torres drejt PSG-së, arrihet marrëveshja personale
15:58 -08/08/2026
Ambasada Britanike kërkon zgjidhje të situatës politike në Kosovë
15:28 -08/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?