KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Haxhiu i reagon Tahirit për rastin e Astrit Deharit: Shpifjet kërkojnë reagimin e institucioneve të drejtësisë
Siguri

Haxhiu i reagon Tahirit për rastin e Astrit Deharit: Shpifjet kërkojnë reagimin e institucioneve të drejtësisë

Kosova News
Kosova News 14:46 -08/04/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka reaguar pas deklaratës së deputetit të PDK-së, Abelard Tahiri, i cili ka hedhur disa dyshime mbi gjetjen e mostrave të Astrit Deharit.

Haxhiu i ka quajtur shpifje deklaratat e Tahirit, duke thënë se kërkohet edhe reagimi i institucioneve përkatëse të drejtësisë.

“Ish ministri me shurdhues, Abelard Tahiri paska adresuar publikisht shpifje të cilat nuk janë për t’u injoruar, por të cilat kërkojnë reagimin e institucioneve përkatëse të drejtësisë.
Si Ministre e Drejtësisë, kam për obligim të demantojë shpifjet e trilluara, ndërsa të njëjtit le t’i mbetet për tu sqaruar më tej në organet kompetente, me shpresën që pas këtyre deklaratave do të ftohet si dëshmitar”, ka pohuar ajo.

Tutje, ministrja ka thënë se “për zhdukjen e mostrave të Astrit Deharit, i kam njoftuar institucionet e drejtësisë në orët e mbrëmjes së 7 dhjetorit të vitit 2022, ndërsa opinionin publik përmes konferencës për medie më 8 dhjetor 2022. Për të gjitha këto ekzistojnë dëshmitë”.

“Aludimi i tij në Konferencën e djeshme për media, se Kryeministri dhe Kryetari i Kuvendit kanë qenë në njohuri për zhdukjen e mostrave të rastit Dehari, që në pranverën e vitit 2022, zgjon dyshimet e bazuara se mbase z.Tahiri ka qenë i informuar që prej asaj kohe.

Përse Abelardi e përmend pranverën e vitit 2022? Me çfarë saktësisht e ka ndërlidhur ai këtë? A ka qenë ai i informuar apo edhe i përfshirë në atë mision të zhdukjeve të mostrave?
Të gjitha këto dyshime që i mundësoi z. Tahiri përmes deklaratës së tij, le t’i dëshmojë tashmë edhe si dëshmitar në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës. Motivet për zvarritjen e zbardhjes së rastit të vrasjes së Astrit Deharit mbesin ende të panjohura për ne, dhe për këtë familja e Astrit Deharit kanë kërkuar në vazhdimësi që të ndryshohet Prokurori”.

Tutje, ministrja Haxhiu ka shkruar se “Abelard Tahiri po ashtu thekson së që nga zhdukja e mostrave u vështirësua dhe mjegullua hetimi në rastin Dehari edhe pse ai e di shumë mirë që analizat e atyre mostrave janë bërë që nga koha kur është vrarë Astriti dhe raportet për të njëjtat tashmë janë në Prokurori”.

“Zërat e tillë vijnë për të larguar vëmendjen nga diku tjetër, dhe asnjëherë për të hedhur dritë mbi të vërtetën. Por, le të shpresojmë që deklarata e tij mund t’i kontribuojë të vërtetës për zhdukjen e mostrave, siç potencon ai “që nga pranvera e vitit 2022″.

Për informim të opinionit publik, rikujtoj se që nga 5 nëntori i vitit 2016, pati një sërë përpjekjesh për të manipuluar të vërtetën mbi vrasjen e Astrit Deharit, në Burgun e Prizrenit. Për të gjitha këto kemi folur shumë herë”, thekson ndër tjera ajo.

Më tej, ajo ka shkruar se “paraardhësja e tij, ish ministrja Dhurata Hoxha përveç se nuk mori kurrfarë përgjegjësie për vrasjen në Burgun e Prizrenit, sipas dyshimeve e njëjta ka ndërhyrë edhe tek zyrtarët e SHKK dhe Inspektoratit”.

|Me të pranuar mandatin tim si Ministre, kemi ndërmarrë shumë veprime për adresimin e veprimeve të papërgjegjshme të zyrtarëve në SHKK dhe Inspektorat. Për të gjitha këto e kemi njoftuar PSRK e po ashtu kemi nisur procedurat për t’ia kthyer dinjitetin Institucionit të Mjekësisë Ligjore, nga ku rrodhën edhe zhvillime të padëshiruara për të penguar funksionalizimin e mirëfilltë të atij Institucioni.

Insinuatat e krijuara nga ish pushtetarët dhe marionetat e tyre për të penguar punët e mira do t’i përgjigjemi përherë me përgjegjësi, duke dëshmuar konsistencën tonë për të sjellë përherë rezultatet, si çdo herë, dëshpëruese për ata, dhe motivuese për ne dhe qytetarët e Kosovës”.

Ndryshe, sot deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri ka pyetur sërish Lëvizjen Vetëvendosje se përse po qëndron e heshtur lidhur me rastin e mostrave të Astrit Deharit.

Tahiri në një postim në Facebook, ka shkruar se “nuk mund të fshiheni nga e vërteta”.

Kujtojmë se të dilen në një konferencë për media, Tahiri ngriti dyshime mbi rastin e zhdukjes dhe pastaj gjetjes së mostrave të Astrit Deharit.

Gjithashtu lexoni:

Gjykata Supreme pezullon gradimet në Policinë e Kosovës

Njësia Rajonale në Gjakovë shqipton 306 gjoba për përdorim të telefonit dhe konfiskon 44 patentë shoferë

Karabinierët italianë të KFOR-it patrullojnë në veri të vendit

Ekzekutohen nga 100 euro për punëtorët e sektorit privat, Murati njofton edhe për mbështetjen e studentëve

Numërohen 40% e votave me postë, ky është rezultati

Kosova News 08/04/2024 08/04/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
broken clouds
16° _ 16°
67%
1 km/h
Mon
27 °C
Tue
25 °C
Wed
28 °C
Thu
25 °C
Fri
24 °C

Lajmet e Fundit

Basha: Nuk bëhet fjalë për “heqje dheu” – Rama po manipulon, por nga mashtruesit dhe manipuluesit nuk pritet më shumë
19:13 -15/06/2026
Gjykata Supreme pezullon gradimet në Policinë e Kosovës
18:52 -15/06/2026
Njësia Rajonale në Gjakovë shqipton 306 gjoba për përdorim të telefonit dhe konfiskon 44 patentë shoferë
18:25 -15/06/2026
Prokuroria e Pejës pret partnerët ndërkombëtarë, diskutojnë për bashkëpunimin
18:21 -15/06/2026
Trump mbërrin në Evropë për samitin e G7
17:37 -15/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?