Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu ka konfirmuar se i kanë numrat për votimin e kryeparlamentarit.
Ajo e ka quajtur absurd qëndrimin e opozitës, pasi siç tha ata e dinë që Lëvizja Vetëvendosje i ka numrat e nevojshëm për krijimin e institucioneve.
“Ata e dinë që i kemi numrat, nëse të tregoj ty më nuk është interesant”, ka thënë Haxhiu në Kanal 10.
Theksojmë se seanca e sotme u ndërpre përsëri për shkak të dallimeve midis pozitës dhe opozitës.