KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Çitaku për seancën konstituive: Nuk shkojmë për të bllokuar, nuk votojmë kandidat për kryeparlamentar nga VV-ja
Politikë

Çitaku për seancën konstituive: Nuk shkojmë për të bllokuar, nuk votojmë kandidat për kryeparlamentar nga VV-ja

Kosova News
Kosova News 23:25 -18/04/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Vlora Çitaku, Sekretare e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës[PDK], ka komentuar seancën e nesërme që do të mbahet në Kuvendin e Kosovës, e cila është vazhdim i dy seancave të para konstituive.

Tek emisioni ‘Blic Interview’, ajo tha se PDK-ja nuk do të shkojë për të bllokuar e për të krijuar drama, por që do të insistojnë që të respektohet ligji

Nënkryetarja e PDK-së e ftoi Lëvizjen Vetëvendosje dhe kryetarin e saj, Albin Kurtin, që t’i nënshtrohen ligjit dhe t’i kalojnë inatet, egot dhe mëritë, por edhe konfirmoi se nëse do të ketë respektim të procedurave dhe ligjit, do ta votojnë Komisionin për mandate.

“Ne nuk shkojmë nesër në seancë për të bllokuar as për të krijuar drama në Kuvend. Shkojmë me insistim për të dalur nga kjo situatë. E ftoj Lëvizjen Vetëvendosje dhe kryetarin e saj, Albin Kurti, që njëherë në jetë t’i nënshtrohet ligjit dhe ta respektoj, të jep dorëheqje me shkrim dhe të nesërmen do ta ketë votën tonë tek raporti i Komisionit për mandate. Mirëpo nuk mund të kërkohet nga ne, që me vetëdije të plotë, të shkelim ligjet, sepse janë norma të pashmangshme. Ne presim që nesër të ketë reflektim nga Lëvizja Vetëvendosje, kanë fituar 42% të votave, duhet të jenë të përgjegjshëm. Ne duhet të tejkalojmë inatet, egot dhe mëritë, nuk tregohesh as i fortë e as i madh nëse insiston tek një qëndrim, i cili bjen në kundërshtim me ligjin dhe cenon rëndë rendin kushtetues. Ne nuk e kemi luksin të mbesim pa institucione”, tha fillimisht Çitaku.

Sipas saj, kjo krizë është e krijuar artificalisht, ashtu siç Vetëvendosja e ka uzurpuar Kuvendin, ka uzurpuar edhe Qeverinë, duke marrë vendime të paligjshme. Ndër të tjera, ajo poashtu konfirmoi se PDK-ja nuk ka votë për asnjë kandidat për kryeparlamentar nga Vetëvendosje, edhe nëse ai do të jetë Fatmir Limaj.

“Kjo krizë është e krijuar artificalisht, ashtu siç Vetëvendosja e ka uzurpuar Kuvendin, ka uzurpuar edhe Qeverinë sot. Marrin vendim të paligjshme të cilat do të përfundojnë Prokurori. Si tek emërimi i bordeve, tek pozitat e larta dhe vendime të tjera, të cilat i kanë të ndaluara. Sa i përket votës për kryeparlamentar, ne nuk kemi një të tillë për ndonjë kandidat që vjen nga Lëvizja Vetëvendosje. Do të marrim pjesë në votim, por nuk do të votojmë asnjë kanidat nga kjo parti”, përfundoi ajo.

Gjithashtu lexoni:

KQZ jep detaje se kur mund të certifikohen rezultatet zgjedhore

BE kërkon kompromis, thirrje për formim të shpejtë të institucioneve

Terras: Dalja e ulët në zgjedhje tregon se njerëzit janë te frustruar me kaosin politik – duhet bashkëpunim mes partive

Adriana Matoshi thumbon Vjosa Osmanin: Nëse bëhem deputete, nuk të votoj presidente

Kurti në vizitë zyrtare në Austri

Kosova News 18/04/2025 18/04/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
few clouds
17° _ 17°
81%
1 km/h
Mon
26 °C
Tue
27 °C
Wed
28 °C
Thu
26 °C
Fri
15 °C

Lajmet e Fundit

Dyshohet se i fshehu 6 fletëvotime të paplotësuara, kërkohet paraburgim për anëtarin e komisionit zgjedhor në Prizren
18:28 -08/06/2026
KQZ jep detaje se kur mund të certifikohen rezultatet zgjedhore
17:12 -08/06/2026
Ishte heroi i përmbysjes ndaj Barcelonës, Origi tërhiqet nga futbolli
16:54 -08/06/2026
Rrugës për në Kosovë, Hysaj dhe Shehu “bëjnë” gara me makina
16:30 -08/06/2026
Mashtrim me SMS në emër të bankave, arrestohen dy persona – mbi 50 mijë euro dëme dhe 150 viktima vetëm në rajonin e Prishtinës
16:04 -08/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?