Deputeti dhe nënkryetari i Listës Guxo, Haxhi Avdyli, në një postim në profilin e tij në Facebook, ka publikuar një foto me shpenzimet e presidentes Osmani dhe ish-presidentit Thaçi për dreka dhe darka, duke i bërë krahasimet dhe duke thënë se numrat flasin për përgjegjësinë ndaj parasë pubike.
“Ja si duket përgjegjësia për paranë publike. Kur numrat flasin, fjalët janë të tepërta”, ka shkruar deputeti Avdyli.


