KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Haradinaj prezanton kandidatët nga komuna e Mitrovicës: Do të rikthejmë Trepçën si një motor të zhvillimit ekonomik
Politikë

Haradinaj prezanton kandidatët nga komuna e Mitrovicës: Do të rikthejmë Trepçën si një motor të zhvillimit ekonomik

Kosova News
Kosova News 20:47 -02/12/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

“Mitrovica është zemra e qëndresës dhe krenarisë sonë kombëtare. Me planin tonë për Kosovën Fituese, do të rikthejmë Trepçën si një motor të zhvillimit ekonomik, duke krijuar qindra vende të reja pune. Do të përfundojmë rrugën Prishtinë-Mitrovicë me standardet më të larta, do të rregullojmë shtretërit e lumenjve Sitnica dhe Lushta dhe do të rinovojmë shkollat “Ismail Qemali” dhe “Fazli Greiçevci”. Përtej kësaj, Shala e Bajgorës do të shndërrohet në një destinacion turistik të klasit të parë, ndërsa mbështetja për bujqësinë në Vinarc dhe Gushafc do të ofrojë mundësi të reja për fermerët”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka prezantuar kandidatët për deputetë në Kuvendin e Kosovës nga Mitrovica.

“Pjesë e këtij ndryshimi është edhe ekipi ynë i sprovuar: Qazim Nimani, Fitore Gerxhaliu Dolak dhe Muhamet Mujaj – njerëz që e njohin çdo sfidë të Mitrovicës dhe punojnë me përkushtim krah për krah me qytetarët. Ata janë zëri dhe garancia e një vizioni që e kthen Mitrovicën në një model zhvillimi për Kosovën. Ky vizion shtrihet përtej projekteve lokale, duke përfshirë kthesën e madhe drejt anëtarësimit direkt në NATO përmes Planit Aksional, që garanton një Kosovë të fortë ekonomikisht dhe ushtarakisht”, është shprehur Haradinaj.

Ai ka thënë se Mitrovicën do ta bëj qytetin e ndryshimit dhe të shpresës.

“Së bashku, do ta bëjmë Mitrovicën qytetin e ndryshimit dhe të shpresës. Ky është momenti për të ndërtuar të ardhmen që meriton çdo mitrovicas – një qytet ku të rinjtë qëndrojnë për të ndërtuar jetën e tyre dhe një Kosovë ku zhvillimi, siguria dhe dinjiteti janë të prekshme për të gjithë”, ka përfunduar Haradinaj.

Gjithashtu lexoni:

Ndërrimi i Qendrës së Votimit brenda komunës, 28 qershor-29 gusht 2025

Këshilli Shqiptaro-Amerikan kërkon themelim të institucioneve të Kosovës

Ambasadorja Ziv vlerëson Kosovën për mbështetjen ndaj Izraelit

Kurti sot pret në takim të përbashkët krerët e partive politike

Qeveria merr 13 vendime në mbledhjen e sotme – mbështet mërgatën, shqiptarët në Luginë dhe projektet zhvillimore në komuna

Kosova News 02/12/2024 02/12/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
22°C
Pristina
broken clouds
22° _ 22°
73%
3 km/h
Sat
27 °C
Sun
30 °C
Mon
33 °C
Tue
33 °C
Wed
31 °C

Lajmet e Fundit

Gjyshi tentoi ta merrte me forcë mbesën për t’u përkujdesur, arrestohet
11:10 -28/06/2025
Gjendet pa shenja jete një person në Gjilan
10:44 -28/06/2025
Arrestohen dy të dyshuar për posedim të mbi një kilogram narkotikë në Fushë-Kosovë
10:37 -28/06/2025
Sot shënohet festa e Vidovdanit, policia me apel: Shmangni provokimet
10:05 -28/06/2025
Ndërrimi i Qendrës së Votimit brenda komunës, 28 qershor-29 gusht 2025
09:43 -28/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?