Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kujtuar Shqipdonin, djalin e heroit Shkëlzen Haradinaj, në 15 vjetorin e vdekjes së tij.
Haradinaj ka postuar në rrjetin social një fotografi të Shqipdonit, duke i vendosur një mbishkrim prekës.
“Pesëmbëdhjetë vjet duke jetuar në mall dhe kujtime për ty Shqipdon!”, shkroi Haradinaj.
Shqipdon Haradinaj humbi jetën pas plagëve të marra nga goditja e një autobusi.
Ngjarja ndodhi 15 vite më parë, para shtëpisë së Haradinajve, në Gllogjan.



