KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Haradinaj me deklaratë ndryshe nga Krasniqi dhe Haziri: Në takim me Lajçakun e lexuam në tërësi dokumentin e drat-satutit të Asociacionit
Politikë

Haradinaj me deklaratë ndryshe nga Krasniqi dhe Haziri: Në takim me Lajçakun e lexuam në tërësi dokumentin e drat-satutit të Asociacionit

Kosova News
Kosova News 12:43 -07/11/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj pas takimit me emisarin e BE-së, Miroslav Lajçak, ka thënë se patën mundësi që të njoftohen me dokumentin e draft-statutit për Asociacionin.

Për dallim nga kolegët e tij opozitarë nga PDK e LDK që deklaruan se nuk u njoftuan me dokumentin, Haradinaj e tha të kundërtën.

“Sapo e përfunduam takimin me z.Lajçak dhe patëm mundësinë që të njoftohemi me dokumentin e draft statutit të Asociacionit, që ta lexojmë në tërësi. Kemi lexuar draftin në tërësi, drafti e shpjegon të gjitha mundësitë që Asociacioni u jep komunave me shumicë serbe, duke iu referuar Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës”, tha Haradinaj.

Ai shtoi se qëndrimet si AAK rreth këtij draft-statuti do ti bëjnë të ditura pas shqyrtimit nga Gjykata Kushtetuese.

“Komentet tona do ti bëjmë të ditura pas shqyrtimit nga Gjykata Kushtetuese, sepse në hyrje të dokumentit shpjegohet se drafti duhet të shqyrtohet nga Gjykata Kushtetuese”, tha Haradinaj.

Haradinaj shtoi se me implementimin e Asociacionit, Kosova do ta bëjë një hap të madh përpara drejt rrugës euroatlantike.

“Kosova e bënë një hap të madh përpara me implementimin e Asociacionit, mund të them edhe një kompromis të madh”, tha ai.

Ai ka thënë se Kosova me të drejtë kërkon një procedurë të shpejtë për anëtarësim në NATO dhe heqjen e sanksioneve.

Sipas tij duhet garantuar Kosovën se nuk do të ketë shqetësime nga obligimet që merr sot.

“Mendojmë që duhet ta kemi mirëkuptimin e vendeve anëtare të NATO-s edhe atyre që nuk na njohin, që të lejojnë fillimin e marrëdhënieve kontraktuale për anëtarësim direkt në NATO me procedurë të shkurt siç ka ndodhur me Suedinë dhe Finlandën”, ka thënë ai.

Kurse liderët e partive opozitare, PDK dhe LDK janë ankuar se po mbahen në terr informativ sa i përket procesit të dialogut si dhe draft-statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, të propozuar nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Lutfi Haziri nga LDK në një deklarim për media pas takimit që zyrtarët e opozitës e kanë zhvilluar me emisarin e BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, ka deklaruar se drafti do të duhej të ju prezantohej së paku në parime të përgjithshme.

Takimi me Lajçakun, Haziri: Qeveria nuk ka arritur ta kapitalizojë situatën pas 24 shtatorit

Ndërkaq kreu i PDK-së, Memli Krasniqi ka thënë se shqetësimet vazhdojnë pasi nuk i kanë parë ende detajet e tekstit.

“Ne fatkeqësisht nuk patëm mundësinë që ta konsultojmë tekstin integral”, ka theksuar mes tjerash Krasniqi.

Krasniqi pas takimit me Lajçakun: Na u tha që drafti i Asociacionit është në përputhje me Kushtetutën, por “dreqi fshihet në detaje”
Lajçak: Pata një ditë shumë produktive në Kosovë

Gjithashtu lexoni:

Dehari u bën thirrje partive: Konstituimi i Kuvendit pa marrëveshje për Presidentin nënkupton zgjedhje

PDK-ja e refuzon takimin me Haxhiun

Sorensen flet për koordinim të ngushtë BE-SHBA për normalizimin e raporteve Kosovë -Serbi

Gjini refuzon takimin me Haxhiun

Manxhuka sqaron takimet e Kurtit pas arrestimit të të dyshuarit për spiunazh

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?