I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, pas takimeve që ka zhvilluar nga hëna në Kosovë, ka thënë se ka pasur një ditë shumë produktive.
Po ashtu, ai ka thënë se gjatë takimeve që ka zhvilluar ka pasur shkëmbime të mira për zhvillimet e fundit në dialogun Kosovë – Serbi.
“Sot pata një ditë shumë produktive në Kosovë me shkëmbime të mira për zhvillimet e fundit në Dialogun e lehtësuar nga BE-ja dhe rrugën përpara. Falënderoj të gjithë bashkëbiseduesit e mi për rolin dhe mbështetjen e tyre aktive”, ka shkruar Lajçak në platformën X.
Had a very productive day in Kosovo today with good exchanges on latest developments in the EU-facilitated Dialogue and the way ahead. Grateful to all my interlocutors for their active role and support. pic.twitter.com/Jc0KWPmbTW
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) November 7, 2023


