KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
RamushHaradinaj
Home » Haradinaj del me disa shifra tjera, i kundërshton prezantimet e Qeverisë për ekonominë
Politikë

Haradinaj del me disa shifra tjera, i kundërshton prezantimet e Qeverisë për ekonominë

Kosova News
Kosova News 14:40 -10/10/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Deputeti dhe njëherit kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se deklaratat për rritje ekonomike, janë pa fakte, madje sipas tij, janë edje ofendim për një vend e për një popull të tërë.

Haradinaj duke prezantuar disa shifra, tha se rritja ekonomike sipas Bankës Botërore është 3.1% e jo siç e projektuan qeveritarët 10.5%. Sipas tij, Inflacioni po ashtu sipas Bankës Botërore, është 19.1%.

“Rritja ekonomike sipas Bankës Botërore është 3.1% e jo siç e projektuat ju 10.5%. Inflacioni, po ashtu sipas Bankës Botërore, është 19.1%. Kjo i bie se fuqia blerëse e qytetarit të Kosovës, është përgjysmuar. S’ka si të jetë ndryshe, kur janë shtrenjtuar gjithë artikujt e domosdoshëm për jetesë, e qeveria e ka bllokuar Ligjin e Pagave! E ka bllokuar edhe ndërtimin e kapaciteteve të reja energjetike, siç ishte “Kosova e Re” dhe gazsjellësi amerikan, me arsyetime qesharake, se megavati prej 80 eurove i dukej i shtrenjtë, e sot, çmimi i tij pothuajse është dhjetëfishuar”.

Ai tha se nga 706 milionë të planifikuara me buxhetin e shtetit për investime kapitale, janë realizuar vetëm një e dhjeta e tyre. Në çdo sferë ekonomike e sociale ka rënie drastike.

Sipas Haradinajt, rritje kanë shënuar vetëm importet e mallrave nga Serbia.

“Rritje kanë shënuar vetëm importet e mallrave nga Serbia. Kjo qeveri e ka kapërcyer çdo parashikim dhe importet nga Serbia prej 174 milionë në vitin 2020, kanë mbërritur në mbi 306 milionë euro, që është për 76 % më shumë nga viti paraprak. Prandaj deklaratat për rritje ekonomike, pa fakte, janë ofendim për një vend e për një popull të tërë”, ka shkruar Haradinaj.

Kryeministri Albin Kurti dy dityë më parë ka thënë se nën qeverisjen e tij në 1 vit e gjysmë udhëheqjeje deri tash, në aspektin ekonomik janë shënuar disa përparime.

Sipas tij, Kosova ka regjistruar progres ekonomik për të cilin thotë se “nuk është rastësi a hamendeshim, por rezultat i politikave të duhura dhe qeverisjes së mirë”.

Kurti: Progresi ekonomik është rezultat i qeverisjes së mirë

Kurse ministri i Financave, Punës dhe Transfereve (MFPT), Hekuran Murati ka thënë dje se raporti import-eksport është përmirësuar dukshëm gjatë dy viteve të fundit.

Sipas tij, në vitin 2019, ky raport ishte 1:9, ndërkaq tani aktualisht është 1:6.

“Në vitin 2019, raporti eksport-import i mallrave ishte 1:9. Pra për çdo euro që merrej nga malli i eksportuar, nëntë euro mall importoheshin. Me rritjen enorme të eksportit dy viteve të fundit, ky raport është përmirësuar dukshëm dhe aktualisht është 1:6”, ka shkruar sot Murati në rrjetin social Facebook.

Ai tha se ky hendek do të zvogëlohet edhe më tej, falë masave mbështetëse për prodhuesit.

Ministri Murati publikon disa statistika: Raporti import-eksport është përmirësuar dukshëm dy vitet e fundit

Gjithashtu lexoni:

Prattipati: Kosova vendi më proamerikan në botë, shembull i një partneriteti që jep rezultate

Prattipati: Kosova është shembull i partneriteti që sjell rezultate

Osmani priti në takim komandantin në largim dhe atë të ri të Komandës Rajonale Lindje të KFOR-it amerikan

Danimarka e ka prioritet zgjerimin e BE-së

Murati: Me gjithë pengesat nga Përparim Rama, MASHTI investon 12 milionë euro në Prishtinë

Kosova News 10/10/2022 10/10/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
19°C
Pristina
clear sky
20° _ 19°
70%
2 km/h
Tue
32 °C
Wed
33 °C
Thu
36 °C
Fri
37 °C
Sat
35 °C

Lajmet e Fundit

Prattipati: Kosova vendi më proamerikan në botë, shembull i një partneriteti që jep rezultate
20:53 -01/07/2025
Prattipati: Kosova është shembull i partneriteti që sjell rezultate
20:53 -01/07/2025
Gjykata urdhëron masa disiplinore kundër Real Madridit për shkak të videove që sulmojnë gjyqtarët
20:48 -01/07/2025
Limoni, deodoranti më i thjeshtë dhe natyral – ja si mund ta aplikoni
20:45 -01/07/2025
Vetëm një temperaturë është e përshtatshme për larjen e rrobave me ngjyra – shmangni këtë gabim të zakonshëm
20:42 -01/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?