KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Hapet shkolla shqipe në komunën Saxon të Zvicrës
BotëLajme

Hapet shkolla shqipe në komunën Saxon të Zvicrës

Kosova News
Kosova News 09:39 -09/10/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Hapja e shkollave shqipe në Zvicër tani më është bërë kryefjalë e përpjekjeve të mësuesve dhe veprimtarëve të arsimit shqip në Zvicër.


Në vazhdimësi përpjekjet e tyre dëshmojnë punë dhe përkushtim, të cilat rezultojnë me shtimin e numrit të nxënësve si dhe me hapjen e pikave të reja shkollore duke shndërruar veprimtarinë e tyre në një mision kombëtar.


Tani më edhe fëmijët shqiptarë që banojnë në fshatin Saxon dhe fshatrat për rreth kanë mundësi ti vijojnë mësimet në gjuhë shqipe. Mësimi zhvillohet çdo të mërkure në shkollën fillore në Saxon të Kantonit të Valisit të Zvicrës nën drejtimin e mësueses Edona Haradini, e cila me një përkushtim të veçantë në bashkëpunim me prindërit e këtyre fshatrave si dhe me koordinatorin e shkollave shqipe Vaxhid Sejdiun arritën që këtë pikë shkollore ta bëjnë realitet. Këta fëmijë nga sot filluan një përpjekje të re, për ta mësuar në mënyrë të rregullt gjuhën e nënës, gjuhën shqipe. Më e lumtura në këtë mes ishte vetë mësuesja Edona, e cila flet me një përkushtim të veçantë për përpjekjet e saj, që edhe pse ka emigruar në Zvicër nuk e fsheh dëshirën e saj të madhe që edhe në mërgim ta ushtroje profesionin e saj si mësuese e gjuhës shqipe, përcjell albinfo.ch. Në të njëjta “valë gëzimi” ishin edhe prindërit e fëmijëve, të cilët vijojnë mësimet në këtë pikë shkollore me qëllim që ta mësojnë në mënyrë të rregullt gjuhën amtare. Klasa kishte marrë një pamje të bukur të ndritshme, ku dhjetëra fëmijë pasi kishin mbaruar mësimet e rregullta në shkollën e vendit, të mërkurën pasdite vazhduan mësimet në gjuhën shqipe. Mësuesja Edona Nuredini e lumtur që tani më edhe në Zvicër ka mundësinë e mirë ta vazhdojnë profesionin e saj, me të vetmin qellim që të përfshijë në orët mësimore sa më shumë fëmijë shqiptarë. Nxënësit: Eliani, Lena, Dilani, Lirioni, Doriani, Azalea, Adela, Aidi, Ajani, ⁠Elza, Diellza, ⁠Riani dhe të tjerët të cilët janë lajmëruar për tu regjistruar në shkollën shqipe në Saxon të Valisit ju bëjnë thirrje të gjithë moshatarëve të tyre t`iu bashkëngjiten për ta mësuar gjuhën shqipe.


Buzëqeshjet e këtyre fëmijëve të kësaj klase, si dhe të dhjetëra pikave shkollore që janë hapur në mbarë Zvicrën ngjallnin shpresën se gjuha shqipe po përhapet me të madhe në Zvicër falë aktivitetit dhe angazhimit të veprimtarëve të “Shkollës shqipe” në Zvicër dhe veçmas Vaxhid Sejdiut, i cili me përkushtimin e tij është bërë shembulli më i mirë në shërbim të gjuhës dhe kulturës kombëtare, jo vetëm në Zvicër por edhe në mbarë mërgatën shqiptare.

Gjithashtu lexoni:

Për rastin ‘salmonela’, Piraj: Asgjë s’ka hyrë në treg, po sulmojnë imazhin tonë dhe të prodhimeve vendore

Kurti për ekspozitën e luftës: Thirrje për drejtësi për gjenocidin serb

Çka i duhet një kandidati për të fituar në zgjedhjet lokale 2025?

Prishtinë: Policia kërkon ndihmë për indentifikimin e një personi, dyshohet për grabitje

Mungesa e reshjeve, rrjedha e lumenjve në Kosovë nën mesatare

Kosova News 09/10/2024 09/10/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
20°C
Pristina
clear sky
22° _ 20°
70%
2 km/h
Thu
36 °C
Fri
34 °C
Sat
28 °C
Sun
27 °C
Mon
27 °C

Lajmet e Fundit

Për rastin ‘salmonela’, Piraj: Asgjë s’ka hyrë në treg, po sulmojnë imazhin tonë dhe të prodhimeve vendore
12:09 -26/06/2025
UEFA do ta përjashtojë Lyonin nga Liga e Evropës
11:56 -26/06/2025
Kurti për ekspozitën e luftës: Thirrje për drejtësi për gjenocidin serb
11:48 -26/06/2025
26 vjet nga çlirimi, Kosova storie suksesi e NATO-s
11:32 -26/06/2025
Plagoset një person në Prishtinë, raportohet si aksidentale
10:30 -26/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

marketing@kosovanews.net

info@kosovanews.net

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?