KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Për rastin ‘salmonela’, Piraj: Asgjë s’ka hyrë në treg, po sulmojnë imazhin tonë dhe të prodhimeve vendore
Ekonomi

Për rastin ‘salmonela’, Piraj: Asgjë s’ka hyrë në treg, po sulmojnë imazhin tonë dhe të prodhimeve vendore

Kosova News
Kosova News 12:09 -26/06/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Ditët e fundit në media u raportua për praninë e salmonelës në mish pule të ngrirë, të importuar nga Rumania nga kompania përpunuese vendore, “Meka Halal Food”.

Pronari i kompanisë, Burim Piraj, ka reaguar publikisht duke sqaruar se rasti ka ndodhur vitin e kaluar dhe se mishi nuk ka hyrë kurrë për qarkullim në treg.

Piraj theksoi se importi ishte kryer sipas të gjitha rregullave ligjore, por pas analizave laboratorike rezultoi se ngarkesa përmbante salmonelë.

Ai theksoi se, në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe në bashkëpunim me Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), ngarkesa u kthye në vendin e origjinës dhe nuk është përpunuar apo shpërndarë në Kosovë.

“Ka qenë një import normal, domethënë krejt i rregullt. Nuk ka diçka kontestuese në atë rast dhe nuk ka pas as atëherë, as sot. Ka qenë import i rregullt, ka dalë të jetë me salmonelë. Kur del një produkt në import me salmonelë, ai duhet të shkatërrohet ose të kthehet në vendin e origjinës. I kemi përcjellë të gjitha procedurat ligjore në kuadër të ligjeve dhe rregulloreve të Republikës së Kosovës. Në bashkëpunim me Agjencinë e Ushqimit të Veterinës i kemi zbatuar dhe malli është kthyer në vendin e origjinës. Kjo ka qenë e tëra”, tha ai.

Ai i cilësoi raportimet e fundit si një “shtrembërim të qëllimshëm të situatës” dhe tentativë për njollosje të reputacionit të kompanisë së tij dhe emrit të tij personal.

Piraj përmendi se nuk e përjashton mundësinë që ky sulm mediatik të jetë i lidhur me angazhimin e tij publik në mbrojtje të prodhimit vendor dhe fushatat kundër produkteve serbe, duke thënë po ashtu se do të ndjekë rrugën ligjore për të mbrojtur të drejtën dhe integritetin e kompanisë.

“Krejt ka qenë një tentim i njollosjes së kompanisë ‘Meka Halal Food’, edhe emrit tim personal, ku janë përdorë edhe fotografitë e mia, për të më njollosur sa më shumë që të mundin për arsye të panjohur…Ndoshta është aktiviteti im për mbrojtjen e prodhimit vendor, ndoshta është aktiviteti im për bojkotimin e produkteve serbe. Ndoshta ka gjëra të tjera të cilat ne nuk i dimë, po ka pas diçka që kjo punë domethënë, pas një viti deshi të shtrembërohej dhe u paraqit si e tillë. Normal, patjetër më duhet, jam i obliguar t’i përdor të gjitha të drejtave e mia ligjore për ta vënë të drejtën në vend. Po, ky është mashtrim i hapët i opinionit publik për të krijuar një antipati për të njollosur imazhin e kompanisë time, po edhe të gjithë prodhuesit vendorë, se këtu nuk është sulmuar vetëm kompania ime, por prodhimet vendore…”, u shpreh ai.

Ai gjithashtu theksoi se AUV konfirmoi publikisht të mërkurën se ngjarja ka ndodhur vitin e kaluar dhe se nuk ka pasur asnjë shkelje të procedurave ligjore.

“Deklarata e AUV-së ka qenë pikë për pikë ajo që kam thënë edhe unë. Mishi ka qenë i izoluar në depo nën mbikëqyrje të AUV, dhe është kthyer në origjinë”.

Piraj tha se kompania e tij importon ekskluzivisht nga Gjermania, përveç rasteve të rralla kur ndalohen eksportet nga vende të caktuara për shkak të sëmundjeve si gripi i shpezëve.

“Aktualisht gjithë mishin e pulës e importojmë nga një kompani gjermane e certifikuar dhe me reputacion të lartë. Kurrë nuk kam lëshuar në treg një produkt që nuk do ta konsumoja në familjen time”, theksoi ai.

Ndryshe në disa media është raportuar se mishi ishte futur në tregun kosovar dhe përbënte rrezik për konsumatorët.

Nga ana tjetër, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) sqaroi se rasti i raportuar në media është i vitit të kaluar. Ngarkesa ishte kontrolluar në pikën kufitare në Han të Elezit, dhe pas rezultateve të testimeve laboratorike, ishte ndaluar përpunimi dhe u vendos që produkti të kthehej në vendin e origjinës, gjë që edhe u realizua./Telegrafi/

Gjithashtu lexoni:

Begaj nga Lugina e Preshevës: Mbrojtja e gjuhës shqipe, vlerë evropiane

Ministri Hoti miraton dy Udhëzime në shërbimet sociale dhe familjare

I dënuari me 3 vjet burgim për armatim përfundon në burg

Ministrja Pacolli jep lajmin e mirë: 44 milionë euro grante nga Bashkimi Evropian për mjedisin dhe klimën!

Rruga Junik-Gjeravicë drejt përfundimit, investim mbi 4.8 milionë euro

Kosova News 26/06/2025 26/06/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
overcast clouds
15° _ 15°
90%
1 km/h
Thu
26 °C
Fri
30 °C
Sat
33 °C
Sun
29 °C
Mon
29 °C

Lajmet e Fundit

Rexhaj: Është koha për institucione, qytetarët s’kanë kohë për të humbur
22:32 -09/07/2026
Francë – Marok, formacionet zyrtare
21:49 -09/07/2026
Arrestohen dy persona në Prishtinë
21:26 -09/07/2026
Berisha: Rama po ndërhyn në Kosovë dhe në Greqi
20:22 -09/07/2026
Begaj nga Lugina e Preshevës: Mbrojtja e gjuhës shqipe, vlerë evropiane
19:56 -09/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?