KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » ​Hapet shkolla e mesme e lartë e mjekësisë “Imperium”
Arsim

​Hapet shkolla e mesme e lartë e mjekësisë “Imperium”

Kosova News
Kosova News 20:47 -08/07/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Mbrëmjen e së premtes është hapur shkolla e mesme e lartë e mjekësisë “Imperium”. Në ceremoni u tha se për tri vitet e ardhshme do të përgatiten infermierë, teknikë laborantë, teknikë dentarë e teknikë të farmacisë.

“Imperium” ofron kushte shumë të mira me një infrastrukturë moderne, e kompletuar me klasa moderne, software online për nxënës dhe prindër, salla të informatikës, laboratorë për praktikë, bibliotekë, palestër, bufe e të tjera.

Ideatori i kësaj shkolle, Eqrem Gara, tha se e njëjta ka themele të forta, me qëllim të formimit të brezave të artë.

“Si baba i tre fëmijëve e kuptoj shumë mirë rëndësinë e edukimit, shkollimit, punësimit. Kur e kemi nisur idenë, si familje e kemi filluar gjithmonë pyetjet: Çka është më e mira për fëmijën tim? Çdo fëmijë i cili vjen këtu për të ndërtuar ëndrrën e vet, ne do të jemi ata të cilët do të jemi prapa tyre, duke ofruar mbështetje të mëdha”, u shpreh ai.

Drejtori i shkollës “Imperium”, Egzon Ratkoceri në hapje të shkollës u shpreh se po nis një udhëtim me prioritet të arsimimit profesional.

“Nga kjo shkollë që sot po inaugurojmë, do të mundësojë që brenda tri viteve të ofrojmë gjenerata të arta të infermierëve, teknikë laborantëve e farmacistëve. Tani në shekullin 21, në vitin 2022 është shumë e vështirë që të edukojmë fëmijët tanë. Po ju jap fjalën që kjo shkollë do të jetë vend i sigurt, kujdes maksimal dhe informim në kohë tek prindërit. Çdo brengë e nxënësve do të jetë brengë më e madhe për mua”, ka thënë Ratkoceri.

Këshilltari për arsim i kryetarit Përparim Rama, Ajet Brajshori, deklaroi se arsimi i shëndosh garanton shëndetësi të mirë.

“Keni kontribuar në edukimin dhe arsimimin e brezave. Në emër të kryetarit të kryeqytetit dhe kabinetit të tij, i uroj këtij tempulli sukseset më të mëdha, më të dëshiruara. Arsimi i shëndosh garanton shtet të shëndosh, arsimi i shëndosh garanton shëndetësi të mirë”, ka thënë ai.

Shkolla mjekësore “Imperium” ndodhet në Bërnicë të Prishtinës. Po ashtu ka marrëveshje për punësim me Spitalin Amerikan, laboratorin “Avicena” dhe barnatoren “Aris”. /kp

Gjithashtu lexoni:

PISA 2025: Nxënësit e Kosovës mbeten nën mesatare

AVONET kërkon përgjegjësi për mungesën e ditarëve shkollorë

​Vetëm 55.1% e kandidatëve kalojnë afatin e dytë të Maturës Shtetërore 2026

Përurohet Shkolla Fillore e Mesme e Ulët “Ilir Konushevci” në Llugë të Podujevës, investim rreth 1.8 milion euro

Çeku viziton SBASHK-un në ditën e parë të vitit të ri shkollor

TAGGED: hapka, mjekesia, shkolla
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?