KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Hamza: Jam i gatshëm për krijimin e qeverisë, është e preferuar krijimi i qeverisë me LDK-në dhe partitë e tjera opozitare
Politikë

Hamza: Jam i gatshëm për krijimin e qeverisë, është e preferuar krijimi i qeverisë me LDK-në dhe partitë e tjera opozitare

Kosova News
Kosova News 11:45 -28/03/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës, Bedri Hamza, ka thënë se është i gatshëm të marrë përgjegjësinë për formimin e Qeverisë në rast se dështon ta bëjë një gjë të tillë Lëvizja Vetëvendosje, raporton Ekonomia Online.Në një konferencë për media të premten, Hamza ka kërkuar që partia fituese e zgjedhjeve të 9 shkurtit, të provoj në kohë dhe pa vonesa në formimin e institucioneve.

Hamza ka thënë se preferon një koalicion me LDK-në dhe partitë tjera opozitare.

“Procesi deri në shpalljen e rezultateve dhe certifikim është stërzgjatë pa nevojë që deri në një masë e ka zbeh edhe suksesin e këtyre zgjedhjeve. Kjo është për t’u shqetësuar dhe për t’u adresuar që të mos përsëritet në të ardhme. Unë besoj që duke respektuar Kushtetutën partia e parë do të provoj në kohë dhe pa vonesa formimin e institucioneve.Në rast se partia e parë nuk arrin brenda afateve ligjore dhe kushtetutës unë jam i gatshëm si kandidat i PDK-së të marr përgjegjësi për formimin e qeverisë. Jam në komunikim me partitë opozitare, me partitë që kemi”, u shpreh Hamza.

Hamza ka thënë se komunikim kanë pasur me LDK-në dhe AAK-në për mundësinë e bashkëpunimin, teksa hedh poshtë vijat e kuqe me të gjitha subjektet në vend.“Vijat e kuqe nuk i preferoj. Jemi ne biseda, asnjë barrierë për asnjë politikan dhe parti nga ana ime nuk kam. Jemi në biseda edhe më LDK, AAK edhe partitë e tjera. Nëse vjen radha unë jam i përgjegjshëm dhe i përkushtuar që vendit t’i japim institucionet. Me disa parti jemi në rregull, jemi në fazën e diskutimeve. Me LDK ende nuk kemi mbërri më atë fazë që të diskutojmë formulën e formimit të Qeverisë. GP i PDK janë shumë homogjen në këtë drejtim, jam i bindur që votimi do të jetë i njëjtë prej të gjithë deputetëve të PDK. E kam mbështetjen e plotë”, ka thënë tutje Hamza.

Kandidati për kryeministër i PDK-së ka thënë se nuk kanë arritur të takohen me Lëvizjen Vetëvendosje, përkundër ftesës që i kanë bërë. Preferon një Qeveri me LDK-në dhe partitë tjera opozitare.“Sa i përket krijimit të qeverisë në kemi marr iniciativë, i kemi ftuar dhe i kemi takuar partitë e tjera . Me VV deri në këtë moment nuk kemi komunikim zyrtar. Nuk kemi bërë ftesë, nuk na kanë bërë ftesë, dihet e kujt është radha. Është e preferuar krijimi i qeverisë me LDK dhe partitë e tjera opozitare. Sa i përket çështjes së presidentit është proces i ndarë, gjithmonë ka qenë sfiduese çështja e presidentit në Kosovë, megjithëse atë asnjëherë në Kosovë vendi nuk ka shkuar në zgjedhje për shkak të presidentit apo presidentes”, u shpreh ai./ E.O.

Gjithashtu lexoni:

Hoti: Kuvendi i jashtëzakonshëm nuk është kundër askujt, por për një LDK më të fortë

Pacolli dhe Maqedonci bashkojnë forcat për një Kosovë më të pastër

Shefi i asamblistëve të LVV-së ngre alarmin: KfW po shqyrton tërheqjen nga projekti i zgjerimit të Termokosit

Rrëzohet vinçi, një person humb jetën dhe një tjetër lëndohet

Konstituimi i Kuvendit, Haxhiu thërret në takim liderët e partive politike

Kosova News 28/03/2025 28/03/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
18° _ 16°
78%
1 km/h
Wed
33 °C
Thu
35 °C
Fri
36 °C
Sat
35 °C
Sun
33 °C

Lajmet e Fundit

Drejtuesit e KFOR-it dhe të NATO-s diskutojnë për sigurinë në Kosovë
21:29 -28/07/2026
Pacolli kërkon përgjegjësi nga Komuna e Prishtinës pas vdekjes së 26-vjeçarit nga rrëzimi i vinçit
20:27 -28/07/2026
Sveçla, pas vizitës në Zubin-Potok: Nuk do të ndalemi deri në gjetjen e trupit të fundit
20:21 -28/07/2026
Pas tragjedisë, Komuna e Prishtinës kërkon respektimin e masave të sigurisë
20:17 -28/07/2026
Instituti i Mjekësisë Ligjore: Mbetjet mortore në Zubin-Potok janë të njerëzve, puna do të vazhdojë
19:41 -28/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?