Hakerët shqiptarë e kanë marrë nën kontroll llogarinë e facebookut të “Organizatës së Profesionistëve të Tenisit” e njohur si ATP.
Në foto të profilit e vendosën flamurin “Autochtonous” me hartën e Shqipërisë etnike të bashkëngjitur me Ismail Qemailin dhe Isa Boletinin.
Hakerët u përkujdesën ta urojnë përvjetorin e pavarësisë së Shqipërisë.
“Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Shqipëri. Në këtë ditë madhështore, zemrat tona janë plot krenari teksa festojmë frymën e lirisë dhe unitetit. Flamuri i Shqipërisë së Madhe, simbol i historisë sonë të pasur, le të valojë me krenari dhe të tregojë forcën e kombit tonë”, shkruhet në faqen e turneut të ATP-së me flamujt e Shqipërisë dhe të Kosovës.
Ky mesazh prej disa orësh qëndron në llogarinë e organizatës ATP, e cila ende nuk i ka njoftuar fansat për këtë akt në llogaritë e tjera të saj në rrjetet sociale.
