Një person me shtetësi të huaj është zënë në flagrancë duke kryer vjedhje në një qendër tregtare në Veternik të Prishtinës.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull, shtetas i huaj, pasi i njëjti është zënë në flagrancë duke kryer një vjedhje në një qendër tregtare”, njofton Policia e Kosovës.
Sipas njoftimit të Policisë, kapja e hajnit duke tentuar të vjedh ka ndodhur dje në orën 14:00.
I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë./KosovaNews/


