Një person ka raportuar në policinë e Kosovës se derisa ka qenë duke punuar në një pompë derivatesh në Podujevë, një person i panjohur, i maskuar dhe nën kërcënimin e armës i ka grabitur një shumë parash prej 340 €.
I dyshuari pasi ka kryer grabitjen është larguar në drejtim të panjohur.
Nuk raportohet për lëndime, ndërkaq janë duke u kryer hetime intensive.
Rasti është raportuar të enjten rreth orës 02:00.


